PD tryezë për median, Basha: Krimi po rrezikon edhe gazetarët

 

Partia Demokratike ka organizuar një tryezë diskutimi me temë Lirinë e Medias. Nga ky takim, në prani të gazetarëve dhe drejtuesve të mëdiave më të njohura në vend, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se pa media të lirë nuk ka demokraci, nuk ka shtet të së drejtës nuk ka vlera europiane.

Basha listoi një sërë problematikash, të cilat sipas tij has sot media e gazetarët në vend. Ai theksoi se krimi i organizuar tashmë po kërcënon edhe gazetarët, duke iu referuar pikërisht disa rasteve kur janë kanosur njerëzit e medias për shkak të punës së tyre.

“Problemi i sigurisë së gazetarëve, janë nën trysni dhe kërcënime të vazhdueshme për shkak të detyrës, e kam fjalën për kërcënime për jetën nga krimi i organizuar që kanë marrë edhe formën e goditjen me armë. Censura dhe autocensuar për shkak të varësisë direkte apo indirekte nga të ardhurat e qeverisë apo pushtetit. Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo të interesit publik.

Kanë probleme që lidhen me profesionalizmin që kanë cuar me dashje apo pa dashje në braktisjen e medias nga interesi publik, dhe vënien e saj në shërbim të interesave jo publike deri kriminale. Problemi kryesor që në shohim në raport me median është pamundësia apo paaftësia për të pasqyruar probleme të thella të shoqërisë, ekonomisë e politikës.

Kjo i kthen në kronikan sipërfaqësor, në vend që të luajnë rol të rëndësishëm sic është ai i hulumtimit. Duhet të denoncojë politika që ta japë media. Na akzuojnë se jemi bërë ne si media, për të plotësuar një boshllëk të lënë prej saj” – theksoi Basha.

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Qeveria “Rama 2”, ministrat nuk dorëzojnë mandatet e deputetit

Rama ka vendosur të mos aplikojë në këtë mandat të dytë të...
Read More