Pas humbjes së të atit, Ajola Xoxa: Përqafojini fort prindërit…

 

Bashkëshortja e Kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, e cila humbi pak javë më parë babain e saj, publicistin Arben Xoxa, iu është drejtuar të gjithë atyre që i kanë ende prindërit që këtyre të fundit t’i ofrojnë sa më shumë dashuri. Sipas saj, nuk ka asgjë më shumë rëndësi në këtë jetë sesa familja.

“U bënë më shumë se dy javë pa babin dhe ajo çka më mungon më shumë është ta përqafoj. Të gjithë ju që i keni prindërit pranë, thojuni sa shumë i doni dhe përqafojini fort, ashtu siç do të kisha dashur të mund ta përqafoja tim atë tani.

Për ju që i keni larg, merrini në telefon dhe bëni një bisedë të gjatë me ta. Asgjë nuk i gëzon më shumë se sa të jenë në praninë tuaj, e do të vijë një ditë që asgjë s’do t’ju gëzonte më tepër se sa të ishit në praninë e tyre.

Thesari i vërtetë në këtë jetë është familja”, ka shkruar Ajola krahas fotos së publikuar në “Instagram”, ku shfaqet duke përfaquar të atin në ditën e saj të dasmës.

 

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

E dashura e njeriut më të pasur në botë vjen me stil…

Mediat kanë raportuar së fundmi se ajo ka nisur t’u krenohet miqve...
Read More