Parku Arkeologjik: 620 mijë euro për fasadën e Apolonisë

Santa_Maria_ApolloniaShuma prej 620 mijë euro është një fond i BE-së, që jepen për projektin e ndërhyrjes në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, që kanë linjën e procesit të Lubjanës, financim i rehabilitimit të Trashëgimisë në Evropën Juglindore

Nuk janë paratë e shtetit shqiptar që do të bëjnë ndërhyrje në rehabilitimin e restaurimin e manastirit “Fjetja e Shën Mërisë”. Shuma prej 620 mijë euro është një fond i BE-së, që jepen për projektin e ndërhyrjes në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, që kanë linjën e procesit të Lubjanës, financim i rehabilitimit të Trashëgimisë në Evropën Juglindore, nismë e përbashkët e Këshillit të Europës dhe Komisionit Evropian dhe për të mbështetur restaurimin e trashëgimisë historike, si një gjenerator i kapitalit social dhe ekonomik, i cili sjell përfitime të prekshme për popullsinë lokale, duke inkurajuar turizmin kulturor.

Restaurimet do të kryhen në manastir, që përfshin portikun e statujave, trapezarinë, kishën, muzeun etj. Ky projekt është prezantuar në nisjen e punimeve për rehabilitimin e Manastirit, që janë inspektuar nga ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro.

Kumbaro, gjatë fjalës së saj theksoi se ky restaurim nuk ka të bëjë thjesht me fasadën, por edhe me detajet dhe se restauratorët janë ndër ekspertët më të mirë të fushës.

Nga ana tjetër, ambasadorja e BE u shpreh se veç Reformës në Drejtësi, edhe reforma ne Kulturë do të jetë ndër prioritet e qeverisë shqiptare dhe për këtë nuk do të mungojë suporti nga Bashkimi Evropian. “Është shumë e rëndësishme që ne duhet ta konservojmë këtë trashëgimi kulturore. Ne duhet ta bëjmë atë atraktive për njerëzit dhe vizitorët. Gjithashtu, që t’iu japim mundësi edhe banorëve të kësaj zone dhe zonave të tjera që mund të përfitojnë nga ky aset kulturor dhe historik. Këtu nuk po flasim për një burim të kulturës shqiptare, por flasim edhe për kulturën europiane”, tha ambasadorja. Restaurimin dhe rehabilitimin e manastirit “Fjetja e Shën Marisë”, restaurimin e kishës së manastirit të Shën Mërisë, restaurimin e depos arkeologjike si dhe bërjen të vizitueshme të trapezarisë aktuale arkeologjike ku ka ende disa rrënoja arkeologjike. Njëherësh do të punohet me rikonstruksionin e portikut të statujave, instalimin e sistemit të ftohtë dhe ajrit të kondicionuar në zonat muzeale, krijimin e një hyrjeje të re në park në përputhje me zhvillimin e ri të infrastrukturës së zonës, një zonë të re parkimi, guidë e re e vizitorëve për parkun dhe rehabilitimin e rrugëve këmbësore, stacionin e ri të pompimit dhe kabinën e re elektrike. Ka një kompleks situatash në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, ku pjesë e ndërhyrjeve do të jenë ndërtimi i stacionit të ri të pompave, kabina dhe mjedis i ri për parkim.

Për këto ndryshime, pra ndërhyrjet, bëhet e ditur se modifikimet e propozuara janë aprovuar nga Këshilli Kombëtar për Restaurimin dhe Arkeologjinë. Ndërkohë që punimet kanë nisur prej janarit 2016 dhe pritet të mbarojnë në janar të 2017. Punimet filluan në janar të vitit 2016 dhe do të përfundojnë në janar të vitit 2017 (plus 12 muajve të periudhës së garancisë së punimeve). Vlera totale e punimeve është deklaruar se kap shifrën 619.000 mijë euro. Është thënë se qëllimi i hyrjes së re ishte që të lidhej parku me Bypass-in e Fierit, i cili është në ndërtim e sipër dhe pritet të finalizohet nga mesi i vitit 2017. Shpesh, ndërhyrjet restauruese janë kontestuar nga specialistë jashtë ministrisë, të cilët kanë tërhequr vëmendjen se është nga hallkat më të dobëta të këtij sistemi, aq sa edhe shpërdorimi i fondeve, edhe pse shpesh të monitoruar si ky rast.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Administratorja e kopshtit privat dhunon rëndë fëmijën 3-vjeçar

Dhuna ndaj fëmijëve të mitur nuk është vetëm në institucionet shtetërore, por...
Read More