Paris shënoi muajin e kaluar nivele rekord të ndotjes në një dekadë

skip-the-line-eiffel-tower-tour-and-summit-access-in-paris-296015

Ndotja e ajrit në Paris ka kapur sërish majat një muaj pasi kryeqyteti francez shënoi muajin e kaluar nivele rekord të ndotjes në një dekade, çka shtyu autoritetet të ofronin parkim falas për ata që zgjedhin ta braktisnin përkohësisht lëvizjen me makinë.

Parizjenët janë këshilluar të përdorin sa më shumë mjetet e transportit publik, të marrin disa vetë në një makinë që të shmangin përdorimin e shumë mjeteve e të përpiqen të ngasin ngadalë, në mënyrë që të lëshojnë më pak gaze të dëmshme për atmosferën.

Në fillim të dhjetorit, u vendosën deri edhe kufizime udhëtimesh bazuar në numrin e targës; ato që përfundonin me numër tek duhet të lëviznin në ditë të ndryshme nga targat me numër çift.

Valentine Laforet është nga Parisi, por tani jeton në Marsejë dhe kur u kthye në qytetin e lindjes, ndjeu një ndryshim.

“Kur erdha tre ditë më parë nga Marseja, pata një ndjesi të çuditshme. Unë në Paris jam lindur e rritur, por era e tij nuk ishte njësoj”, tha Valentine Laforet, parizjene.

Vincent Loubinox, i cili studion për biznes dhe vetë nuk i jep makinës, thotë se e mbështet plotësisht promovimin që i bëhet transportit publik si alternativë për automjetet private.

Nga mesi i janarit, Parisi do të bëhet qyteti i parë francez që do të adoptojë sistemin e ri “Crit’Air”, i cili i detyron të gjitha makinat të vendosin një pullë me ngjyrë dhe një shifër mbi të, ku tregohet mosha e mjetit dhe niveli i ndotjes së prodhuar prej tij.

Shkruar Nga
More from admin

Në Iran ekzekutohet një 18 vjeçar

Raportimet nga Irani kanë bërë të ditur se në këtë vend është...
Read More