Parashikimi i motit, reshje të shumta shiu

Paraditja mbetet me vranësira të dendura por reshje të pakta në Veri dhe Qendër por gjatë mesditës vranësirat largohen gradualisht nga territori.

Pjesa e dytë e ditës karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar; kushte që mbeten dominante edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 4°C gjatë mëngjesit por një rënie më të moderuar do të shënojnë temperaturat e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3- 4 ballë.

Shkruar Nga
More from admin

VOA: Pronarët e mediave me lidhje të forta politike, tregu kontrollohet nga pak persona

  Zëri i Amerikës - “Tregu i medias në Shqipëri është i kontrolluar...
Read More