Papa nxit kulturën e anti-dhunës në politikën botërore

papa

Papa Françesku bëri thirrje të hënën për një riaftësim të kulturës së anti-dhunës në politikën botërore, duke thënë se reagimet ushtarake ndaj konflikteve sjellim vetëm rritje të dhunës.

Françesku përmendi Nënë Terezën, Mahatma Ghandi dhe Martin Luther King si modele paqësorë të bërjes së paqes, në mesazhin e tij të përvitshëm për Ditën Katolike të Paqes, që festohet me 1 janar.

“Dhuna nuk është kura për botën tonë të plagosur. Reagimi me dhunë ndaj dhunës ka sjellë emigracion të detyruar dhe vuajtje të pamasa”, tha Papa në mesazhin e tij.

Në konferencën e shtypit për publikimin e mesazhit, i dërguari i Papës, Kardinal Peter Turkson, tha se Vatikani do të organizojë një samit i veçantë i peshkopëve për temën e anti-dhunës.

Shkruar Nga
More from admin

Kryeministrja britanike: Ka shumë gjasa që Rusia të ketë helmuar ish-agjentin Skripal dhe vajzën e tij

  Kryeministrja britanike Theresa May tha se qeveria ka dalë në përfundimin...
Read More