Oprah Winfrey, një nga gratë më të fuqishme në botë, pse zgjodhi të mos ketë fëmijë?

 
 

Nuk ka debat që Oprah Winfrey është një nga gratë më të fuqishme në botë. E quajtur “Mbretëresha e të gjitha mediave”, Oprah u bë e famshme përmes emisionit të saj, një nga emisionet më popullore “The Oprah Winfrey Show”, por tani perandoria e saj multi-miliardare përfshin kompaninë e saj të prodhimit, një revistë, libra, një radio, një linjë ushqimesh të ngrira, një organizatë bamirëse dhe një shkollë për vajzat.

Shumë media kanë folur për të, po rendisim më poshtë disa nga citimet më domethënëse për arritjet e Oprah Winfrey.

Us Weekly
Zonja e spektaklit ka pasur shumë arritje të pabesueshme gjatë viteve, duke përfshirë Medaljen e Lirisë të Presidentit, gradën e nderit nga “Duka and Harvard”, si dhe duke u renditur si një nga njerëzit më të pasur (ajo është e para dhe e vetmja multi- miliarderi me ngjyrë) dhe ndër gratë më me influencë në botë.

Por pavarësisht nga të gjitha arritjet e Oprah, ka njerëz që nuk mund të anashkalojnë faktin se ajo kurrë nuk ka qenë e martuar dhe nuk ka fëmijë.

Oprah, 63 vjeçe, që ka qenë në një marrëdhënie të gjatë e të qëndrueshme 30-vjeçare me partnerin e saj, Stedman Graham, gjithmonë e ka bërë të qartë se ajo nuk kishte dëshirë të ishte bashkëshorte ose të fillonte një familje.

NY Post
Sipërmarrësja më parë ka diskutuar përse marrëdhënia e saj me Stedman nuk do të funksiononte nëse ata do të ishin të martuar, në një intervistë me News.com.au.

“Nëse e keni intervistuar ndonjëherë atë [Stedman], ai do t’ju thoshte se po të ishim martuar, nuk do të ishim bashkë sot”, tha Oprah në vitin 2013. Sepse ai është një njeri tradicional dhe kjo është një marrëdhënie shumë tradicionale. ”

“Unë mendoj se është e pranueshme si një marrëdhënie, por nëse do të kisha pasur titullin “bashkëshorte”, mendoj se do të kishte patur pritshmëri të tjera për atë që një bashkëshorte është dhe çfarë një bashkëshorte bën “, vazhdoi ajo.

“Para së gjithash, duhet të kthehesh në shtëpi nganjëherë,” shtoi me shaka.

Sa për të qenë një nënë, Oprah foli për zgjedhjen e saj për të mos pasur fëmijë në një intervistë me Good Housekeeping U.K, dhe shpjegimi i saj më në fund mund të ndihmojë në sqarimin e spekulimeve.

“Për mua jeta ishte e përsosur, sepse nuk doja fëmijë, nuk do të isha një mama e mirë për foshnjat, nuk kam durim, kam durim vetëm për këlyshë! ”

 
 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Greqi, shkatërrohet banda e drejtuar nga shqiptarë që furnizonte ishullin me drogë

  Tre shtetas shqiptarë dhe dy grekë kanë rënë në prangat e...
Read More

More Stories