Opozita turke e krahason spastrimin, me një grusht-shtet të dytë

turkey

Kreu i opozitës në Turqi, gjatë protestave që po zhvillohen pas dënimit të një deputeti me 25 vite burg, e ka krahasuar me një grusht-shtet të dytë spastrimin e ndërmarr pas grusht-shtetit të dështuar të korrikut.

“Pasojat e grushtit të dështuar u shfrytëzuan për të ndërmarrë një grusht-shtet të dytë, me gjendjen e jashtëzakonshme”, tha për median, Kemal Kiliçdaroglu kreu i Partisë Republikane të Popullit (CHP, social-demokrate.)

Militantë rebelë ndërmorën 15 korrikun e kaluar një tentavë grushti shteti me qëllimin për të përmbysur presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Pas kësaj, qeveria dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndërmori nën këtë regjim spastrime të mëdha, që u shoqëruan me arrestimin e më shumë se 50.000 personave dhe pezullim nga puna të 100.000 nëpunësve.

Shkruar Nga
More from admin

“Nëse duhet, e kafshoj unë Suarez!”

Të zotët e shtëpisë shpresojnë në një paraqitje dinjitoze në Botëror edhe...
Read More