Obama takon Tsipras: Së bashku për të kaluar sfidat

1859542

Me mesazhin se masat shtrënguese nuk mund të jenë e vetmja zgjidhje për të dalë nga kriza, presidenti Barack Obama shkoi sot në Athinë, ku takoi kryeministrin Tsipras dhe presidentin Pavlopoulos. Gjatë këtyre takimeve Presidenti i Amerikës, përgëzoi qeverinë greke për reformat e vështira por të domosdoshme, duke theksuar se prosperiteti i një vendi nuk vjen vetëm nga masat shtrënguese.

“Në mesazhin tim gjatë qëndrimit në Evropë do të theksoj pikëpamjen tonë se vetëm masat shtrënguese nuk mund të sigurojnë lumturinë”, deklaroi presidenti amerikan.

Ai vlerësoi mjaft qëndrimin e Greqisë në raport me refugjatët nga lindja mesme dhe shtoi se Greqia është një mik dhe aleat i rëndësishëm, me lidhje vitale në NATO. Ndërkohë kryeministri Tsipras shprehu mirënjohjen që Obama kishte zgjedhur Greqinë si vendin e parë të udhëtimit të tij të fundit në postin e Presidentit të SHBA-së, duke shtuar se Greqia po lufton sot për demokracinë, për lirinë dhe të drejtat e njeriut.

Presidenti amerikan Barack Obama mbërriti në Athinë paraditen e së martës dhe sipas analistëve një nga qëllimet kryesore të kësaj vizite është që të sigurojë aleatët se edhe presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të ruajë të njëjtën linjë marrëdhëniesh me të gjithë vendet duke përfshirë edhe NATO-n.

5000 policë dhe 500 agjentë sekretë janë në këmbë për të siguruar vizitën e presidentit amerikan, ndërkohë që janë ndaluar shkollat, transporti publik, dhe çdo grumbullim, protestë apo marshim. Obama viziton Greqinë, më pas Gjermaninë dhe në fund Perunë. Ai do të takohet me zyrtarë të lartë përfaqësues të këtyre vendeve, përfshirë edhe kancelaren Angela Merkel.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga veprimtari kriminale

Një pasuri me vlerë 4 milionë euro është sekuestruar nga policia e...
Read More