fbpx

Bota

Nuk ka më superioritet ushtarak? SHBA, manovra me 35 superavionë





               Publikuar në : 21:31 - 23/11/18 |
mapo.al

Pentagoni ka kryer një manovër masive ushtarake, duke vënë në dukje 35 avionë luftarakë supersonikë “F-35”. Avionët u rreshtuan të gjithë në një pistë dhe më pas u ngritën në ajër me radhë, secili 20 deri në 40 sekonda pas tjetrit, duke krijuar një pamje madhështore.


Manovra u bë për të treguar gatishmërinë e forcave ajrore për t’u nisur në masë, në rast nevoje, për të mbrojtur vendin.



“Ngritja në ajër e disa skuadrave të ndryshme, njëkohësisht, është një sifidë e madhe dhe kërkon aftësi të larta profesionale. Pilotët dëshmuan aftësinë e tyre për t’u angazhuar si një forcë e madhe ajrore, për të kundërvepruar ndaj sulmeve që vijnë si nga ajri, ashtu dhe nga toka”,- thanë Forcat Ajrore amerikane.


<
>
1-48 2-48 3-44 koka-29


Etiketa: , , , ,

Pas