Në pritje të ëmbël, Meghan Markle thyen traditën mbretërore

 

Meghan Markle, e cila pritet të bëhet nënë nga dita në ditë, ka thyer traditën mbretërore të lënë prej katër dekadash nga princeshë Dianna. Ajo nuk do e sjellë në jetë foshnjen në spitalin ku lindi e ëma e princ Harry-t, “Lindo Wing of Saint Mary’s”.

Meghan dhe Harry kanë zgjedhur një maternitet pranë shtëpisë së tyre në Windsor. Duke qenë se fëmija e tyre nuk është një trashëgimtar i drejtpërdrejtë i fronit, ata kanë preferuar që lindja të jetë sa më private dhe sa më larg interesit të madh publik.

Tradita mbretërore ishte ndjekur deri më tani nga Kate dhe princ William; të tre fëmijët e tyre lindën në Paddington.

Shkruar Nga
More from Redaksia Read More