Ndërpret marrëdhëniet me të atin, ja letra prekëse e Meghan Markle

 

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle raportohet t’i ketë dhënë fund njëherë e mirë marrëdhënies me babain e saj. Madje, mediat e huaja shkruajnë se ajo i ka dërguar një letër tepër prekëse të atit, duke i kërkuar që t’i ndalë gënjeshtrat përkundrejt saj.

Sipas autores së librit të Princ Harryt dhe Meghan (“Jeta, Humbjet dhe Dashuria”), Katie Nicholl shprehet se Meghan është tepër e lënduar dhe e zhgënjyer nga familjarët e saj, për mënyrën si janë sjellë dhe për fjalët që kanë thënë.

Ja çfarë shkruan Meghan në letrën e saj:Babi, me zemër të lënduar po e shkruaj këtë letër. Nuk e kuptoj pse keni zgjedhur këtë rrugë, duke mbyllur sytë përballë dhimbjes që po më shkaktoni.

Veprimet e tua ma kanë thyer zemrën në miliona copa, jo vetëm sepse keni sjellë dhimbje të tilla, të panevojshme, por sepse ju nuk tregoni atë që është e vërtetë. Zgjedhje që kurrë nuk do ta kuptoj”.

Për të gjithë ju që ndoshta mund të keni harruar, babai i Meghanit deklaroi publikisht pak kohë më parë se ajo e kishte braktisur, më pas shpiku një atak kardiak dhe së fundmi pagoi disa paparacë për foto për të përftuar para.

Për vetë statusin që ka sot, është tërësisht e kuptueshme se përse Meghan Markle, e cila pritet të lindë nga dita në ditë, u shkëput njëherë e mirë nga marrëdhënia tepër e komplikuar me babain e saj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kirurgu dhe e dashura e tij droguan dhe përdhunuan qindra femra

    Një kirurg kalifornian dhe e dashura e tij janë akuzuar...
Read More