Ndahet nga jeta papritur aktorja dhe modelja e njohur

Kim Porter është ndarë nga jeta të enjten. Modelja dhe aktorja amerikane, ish-partnerja e reperit Puff Daddy, u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Los Anxhelos. Ajo ishte 47 vjeçe.

Sipas “Tmz”, Kim, e cili kishte telefonuar mjekun e saj disa orë para se të gjendej e pajetë, kishte vuajtur për disa javë nga një sëmundje dhe dyshohet se kishte simptoma të pneumonisë.

Për momentin, megjithatë, shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura.

Marrëdhënia midis Kim dhe Diddy zgjati nga 1994 deri në 2007, periudhë gjatë së cilës sollën në jetë tre fëmijë.

Shkruar Nga
More from admin

Një leje qarkullimi… për Marie Krajën

Një dokument i 1942-shit, nxjerrë nga letra e kuesturës mbretërore në Tiranë...
Read More