Mundësi e perspektiva: Prodhimet shqiptare në tregun e Kosovës dhe anasjelltas

Barrierat tregtare, ligjore, ato te kufijve i duhen lënë të kaluarës dhe e ardhmja kërkon angazhime serioze në afrimin ekonomik, shpirtëror dhe kombëtar mes dy vendeve tona.

Nga Skënder Hasani

Me një vështrim të përgjithshëm të trendeve të bilancit tregtar të Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë statistikat e përgjithshme tregtare të importit dhe eksportit, dhe strukturën e mallrave që eksportohen dhe importohen nga të dyja vendet, mund të bëjmë një skanim të problemeve të tregtisë mes dy vendeve. Nga kjo del qartë se duhet të shihen mundësitë për rritjen e bashkëpunimit tregtar, me theks të veçantë rritjen e bashkëpunimit në bilancin tregtar të prodhimeve vendore të dy vendeve, ngase të dyja vendet tona karakterizohen me një bilanc tregtar shumë negativ. Prandaj kërkohet që të bëhet një angazhim shumë i lartë i qeverive të dy vendeve, odave tregtare të dy vendeve dhe i të gjithë faktorit me ndikim në rrjedhat ekonomike në mënyrë që të kemi një rritje shumë më të madhe të shkëmbimeve tregtare me theks të veçantë të prodhimeve të dy vendeve në drejtim të njëra-tjetrës. Me qëllim të analizimit të situatës së shkëmbimeve tregtare në punim janë pasqyruar informatat e marra nga Enti Statistikor i Kosovës, Instituti i statistikave i Shqipërisë INSTAT, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Ministria e Financave e Kosovës dhe institucionet e tjera kosovare që merren me analizimin e shkëmbimeve tregtare për të analizuar shkëmbimet në mes të mallrave të dy vendeve dhe shkëmbimet e Kosovës me vendet e tjera në mënyrë që të shohim mundësitë që ky shkëmbim në të ardhmen të këtë një rritje shumë më të madhe se ai që është sot. Po ashtu, me qëllim që të matim edhe recepcionin e qytetarëve kosovarë për prodhimet shqiptare është përgatitur një pyetësor ku qytetarët e ndryshëm janë përgjigjur në disa pyetje mbi mallrat që konsumojnë dhe njohuritë e tyre mbi prodhimet shqiptare që shiten në Kosovë apo edhe për kompanitë shqiptare që ofrojnë në Kosovë.

Studimi

Siç u tha, edhe Shqipëria edhe Kosova karakterizohen me bilanc tregtar negativ, por nëse analizohen eksportet që të dyja vendet tona bëjnë me vendet e regjionit del se edhe Shqipëria edhe Kosova eksportet më të mëdha i kanë në drejtim të njëra-tjetrës, por nisur nga fakti se të dyja vendet kanë bilanc shumë të lartë negativ këto eksporte mbeten në hije të blerjeve respektivisht importeve që bëjnë me vendet e regjionit apo edhe ato të BE e të cilat janë shumë më të mëdha me vendet e tjera se sa njëra me tjetrën prandaj kjo kërkon që të sensibilizohen ekonomitë e të dyja vendeve, bizneset e të dyja vendeve në mënyrë që të rriten mundësitë prodhuese të dy vendeve, të komplementohen prodhimet e vendeve tona me nevojat nga njëri vend me tjetrin varësisht nevojave dhe të bëhet substituimi i mallrave të vendeve tjera me mallra nga Shqipëria dhe Kosova. Prandaj duhet të shikohen rrugët se si të dyja vendet të krijojnë një infrastrukturë që të kemi një rritje të prodhimeve vendore si dhe rritja e bashkëpunimit tregtar që prodhimet e të dy vendeve të jenë gjithnjë e më shumë prezente. Edhe Kosova edhe Shqipëria kanë resurse të mjaftueshme njerëzore, teknike dhe teknologjike, resurse natyrore por nevojitet shfrytëzimi i atyre resurseve me qëllim të rritjes së prodhimtarisë së tyre, rritje e cila do të kishte efekte multiplikuese në gjenerimin e vendeve të reja të punës, rritjen e të ardhurave për qytetarët, rritjen e të hyrave buxhetore e që të gjitha këto do të ndikonin në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Meqenëse qëllimi i këtij punimi është që të shihen mundësitë për rritjen e bashkëpunimit tregtar në mes të dy vendeve, më poshtë do të paraqesim situatën momentale me importe dhe eksporte nga të dhënat e marra për Shqipërinë nga INSTAT, kurse për të dhënat në Kosovë të marra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Rezultatet

Duke pasur parasysh se qëllimi kryesor i të dyja vendeve tona është zvogëlimi i debalancit të madh tregtar që ekziston me vendet e treta kjo domosdoshmërisht paraqet nevojën që të gjenden rrugët se si të bëhet kjo dhe si të gjenden alternativat për rritjen e prodhimtarisë vendore dhe që prodhimet e të dyja vendeve tona të jenë konkurrente me prodhimet jo vetëm të vendeve të regjionit, por edhe më gjerë. Por për të bërë një gjë të tillë ekonomitë e të dyja vendeve kanë nevojë për rritjen e bashkëpunimit e veçanërisht rritja e bashkëpunimit që prodhimet dhe shërbimet e vendeve tona të jenë më shumë prezente në vende të tjera. Të dy vendet tona kanë një shkallë të lartë të importit të prodhimeve të vendeve të tjera, prandaj kjo situatë e pafavorshme parashtron nevojën imediatë që këto importe aty ku është e mundur të zëvendësohen me prodhime të njëra-tjetrës.

Prandaj ne me anë të këtij punimi dëshirojmë të shohim se a mund të rritet shkëmbimi tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe si mund të bëhet kjo rritje e bashkëpunimit tregtar. Pasi që si Kosova ashtu edhe Shqipëria vlerën më të madhe të eksporteve nga vendet e rajonit e kanë me njëra-tjetrën, por nga ana tjetër, importet e mallrave të dy vendeve marrin pjesë shumë më pak se ato të mallrave të vendeve të tjera te të dyja shtetet kjo tregon për një strukture jo të favorshme të shkëmbimeve tregtare të produkteve të vendeve tona që kanë me njëra-tjetrën, prandaj kjo domosdoshmërisht na sjell deri te konstatimi se ekzistojnë mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve, mundësi e cila duhet të shfrytëzohet në mënyrë që ekonomitë e dy vendeve tona të kenë një rritje të qëndrueshme dhe të jenë konkurrente me ato të regjionit.

Prandaj me qëllim që të analizohet mundësia e rritjes së këtij bashkëpunimi tregtar me anë të një hulumtimi në formë të pyetësorit do të shohim se cilat janë perceptimet e të anketuarve për prodhimet shqiptare dhe cilat janë mundësitë reale që shkëmbimi në mes të dy vendeve shqiptare të rritet në masën e cila do të bënte që këto dy ekonomi të komplementonin njëra-tjetrën dhe që prodhimet e të dyja vendeve të bëheshin prodhime substitutive për prodhimet e vendeve të tjera të cilat tani kanë zënë një vend të madh në tregun e të dyja vendeve.

Sado që të dhënat e marra nga ana e të anketuarve kanë të bëjnë me një numër prej 192 respondentësh dhe atë të bërë në dy regjione të Prishtinës dhe Ferizajt prapëseprapë këto të dhëna na japin një indikacion të qartë se duhet vepruar me urgjencë për rritjen e këtij bashkëpunimi.

Interpretimi

Pasi që si Kosova ashtu edhe Shqipëria vlerën me të madhe të eksporteve nga vendet e rajonit e kanë me njëra-tjetrën por nga ana tjetër importet e mallrave të dy vendeve marrin pjesë shumë më pak se ato të mallrave të vendeve të tjera te të dyja shtetet kjo tregon për një strukture jo të favorshme të shkëmbimeve tregtare të produkteve të vendeve tona që kanë me njëra-tjetrën prandaj kjo domosdoshmërisht na sjell deri te konstatimi se ekzistojnë mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve, mundësi e cila duhet të shfrytëzohet në mënyrë që ekonomitë e dy vendeve tona të kenë një rritje të qëndrueshme dhe të jenë konkurrente me ato të regjionit. Me qëllim të analizimit të pjesëmarrjes së prodhimeve shqiptare në tregun kosovar, mundësisë së rritjes së atyre prodhimeve në tregun kosovar ne kemi bërë një anketim me një numër respondentësh ku nga ta kemi marrë disa përgjigje të cilat mendoj se duhen patur parasysh gjatë përpilimit të politikave ekonomike te të dyja vendet tona. Nga pyetësori prej 10 pyetjeve ne kemi marrë përgjigje nga 192 respondentë, anketuar në regjionin e Prishtinës dhe Ferizajt. Respondentët janë përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nëpër qendrat tregtare të këtyre regjioneve dhe ku ata kanë dhënë përgjigje në pyetjet e parashtruara. Nga ky hulumtim i bërë në terren sado që nuk përfshin pjesën më të madhe të Kosovës, por përfshin dy regjionet me numër më të madh të popullatës konstatojmë se duhet një aktivitet shtesë, një sensibilizim i opinionit dhe tentim që prodhimet shqiptare të jenë gjithnjë e më shumë prezente në Kosovë dhe prodhimet e Kosovës të jenë prezente në Shqipëri. Nga anketimi shihet se disponimi i qytetarëve është që krahas prodhimeve të Kosovës të konsumohen edhe prodhimet shqiptare, por që nevojitet rritja e konkurrueshmërinë së atyre prodhimeve me prodhimet e vendeve të tjera e kjo duhet të bëhet nëpërmjet rritjes së cilësisë së atyre prodhimeve, shfrytëzimi i potencialeve teknike teknologjike me qëllim të zvogëlimit të kostos së prodhimit, rritja e produktivitetit dhe rentabilitetit në prodhimtari.

Mundësitë

Kosova dhe Shqipëria jo vetëm që munden të rritin bashkëpunimin tregtar dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat e tjera por e kanë obligim që politikëbërësit nga të dyja shtetet tona të punojnë në mënyrë të vazhdueshme që bizneset, afaristët, qytetarët dhe e tërë popullata nga të dyja vendet tona të mos vërejnë asnjë dallim se a janë duke zhvilluar aktivitetin e tyre në njërin apo tjetrin vendin, a janë duke udhëtuar në njërin apo vendin tjetër apo a janë konsumuar prodhime që prodhohen në Kosovë apo Shqipëri. Barrierat tregtare, ligjore, ato të kufijve i duhen lënë të kaluarës dhe e ardhmja kërkon angazhime serioze në afrimin ekonomik, shpirtëror dhe kombëtar në mes të dy vendeve tona. Duke u nisur nga fakti se ekziston mundësia për një rritje të vazhdueshme të bashkëpunimit në të gjitha sferat dhe jo vetëm në sferën ekonomike, por që bashkëpunimi ekonomik është stimuluesi për të gjitha llojet e tjera të bashkëpunimit, atëherë mendoj se kjo rritje e bashkëpunimit do të sillet deri te pjesëmarrja gjithnjë e më e madhe e prodhimeve të dy vendeve tona në tregun e njëri-tjetrit. Por që të vijë deri te një rritje e dukshme e këtij bashkëpunimi duhet gjithsesi të ndërmerren disa hapa të cilët do të mundësonin rritjen e këtij bashkëpunimi. Prandaj, sa më shpejt duhet:

-Të eliminohen të gjitha barrierat tregtare dhe doganore për prodhimet e të dyja vendeve.

-Prodhimet e të dyja vendeve dhe jo vetëm lënda e parë të lirohen jo vetëm nga taksat doganore, por edhe TVSH gjatë hyrjes në vendin tjetër.

-Thellimi i bashkëpunimit në mes të bizneseve të dy vendeve.

-Sensibilizimi i opinionit për konsumimin e prodhimeve të dy vendeve sikur të prodhimeve vendore.

-Një marketing më i sforcuar në mënyrë që konsumatorët të jenë të njoftuar për prodhimet e vendeve tona.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Shkolla verore e UET 2018, orientim drejt një karriere të sigurt

UET së bashku me World Vision Albania and Kosovo kanë mbi 3...
Read More