Modelja ndryshon tërësisht, jeta e re e Egla Harxhit

 

Egla Harxhi është kthyer dhe po jeton në Tiranë, ku po rrit të birin. Egla ka rrëfyer se po jeton në një hotel, pronë e familjes së saj dhe për momentin po merret me arkitekturë bashkë me të ëmën që është arkitekte.

Sot vogëlushi i saj Luxifer është 15 muajsh dhe Egla tregoi se babi i tij Alexandre de Basseville, nuk jeton me ta.

“Alexandre më ka thënë se detyra ime, ajo që mbaj mbi shpatulla, më bën të mos kem një jetë normale. Une e pranova se as unë nuk jam normale.

Kur morëm vendimin për të qenë bashkë, ai ma bëri të qartë se familja e tij ka një protokoll të fortë, që është: Detyra mbi të gjitha”, u shpreh Egla.


E pyetur nga Rudina Magjistari se ku qëndron tani partneri i saj dhe me çfarë po merret aktualisht, Egla sqaroi se ai po merret me punët e tij dhe udhëtimet anembanë botës:

“Është në udhëtime, vende të ndryshme të botës. Gjatë këtij viti 6 muaj nuk kemi qenë bashkë. Alexandre nuk ishte as gjatë lindjes së djalit. Unë i thashë, nuk është detyra jote fare dhe nuk doja të ishte aty. Unë e kam marrë përgjegjesinë 100% për jetën familjare”.

Egla tregoi se Alexandre nuk është një baba normal, që mund t’i ndërrojë pelenën të birit. Gjëra të tilla sipas saj, as nuk i mendon.

Egla Harxhi ka konsumuar një lidhje treshe, që siç tregoi i dha fund para se të vinte djali në jetë. Ka pozuar si modele, ka luajtur edhe film me regji të të atit, Ilir Harxhi dhe tashmë asgjë nga këto nuk është në planet e Egles. Ajo tha se po rrit djalin dhe po i përkushtohet biznesit familjar.

*Foto nga e kaluara e Egla Harxhit

Shkruar Nga
More from Redaksia

Gjermanët japin alarmin: Klement Balili ka nisur luftën për dominim, e pabesueshme që ishte zyrtar shteti

    Gjermanët duken të alarmuar nga trafikantët shqiptarë. Pak ditë pasi...
Read More