Mirush Kabashi, do të ngjitet në skenën e Gjenevës me “Apologjinë e vërtetë të Sokrartit”

1645243

Aktori i njohur shqiptar, Mirush Kabashi, do të ngjitet në skenën e Gjenevës me “Apologjinë e vërtetë të Sokrartit”.

Monodrama e njohur, një pjesë e autorit grek Kostas Varnalis, është më e shquara e aktorit të shqiptar, dhe do të shfaqet me 8 të këtij muaji. “Monodrama do të luhet në gjuhën shqipe, por me përkthim frëngjisht. Kabashi, me këtë shfaqje ka qenë mysafir në shumë skena botërore dhe kudo e ka prezantuar me sukses teatrin shqiptar”, raportojnë mediat shqiptare të mërkurën. Sipas tyre, shfaqjen e mundëson komuniteti shqiptar i këtij qyteti.

Aktori Kabashi ka marrë pjesë në një mori dramash dhe filmash artistikë shqiptarë, përderisa “Apologjia e vërtetë e Sokratit” zë një vend kryesor. Me këtë monodramë ai ka fituar çmimin ndërkombëtar “Sfinksi i Artë” dhe madje në fund të njërës prej shfaqjeve të shumta të kësaj pjese dramatike ai u dekorua nga presidenti i Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Madh”

hqdefault

Shkruar Nga
More from Revista User

Firmosin 9 deputetë: Dorëzimi i armëve deri në dhjetor

Me kërkesë të 9 deputetëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, afati për...
Read More