Ministri Xhafaj jep dorëheqjen nga detyra

Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si ministër i Brendshëm.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Rama përmes një postimi në “Twitter”. Në vend të tij është emëruar Gjeneral Sandër Lleshi.

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama në “Twitter”

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Prova e madhe e qeverisë Rama, negociatat

Nga Ervis Iljazaj Përtej të gjitha problematikave që mund të ketë qeverisja...
Read More