fbpx

Kryesore

Ministrat zviceranë mbrojnë “shqiponjën”





               Publikuar në : 07:39 - 25/06/18 |
mapo.al

Dy ministra të qeverisë zvicerane kanë mbështetur Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin në lidhje me festimin e golave që i dhanë fitoren 2-1 Zvicrës ndaj Serbisë, në ndeshjen e grupit E të Botërorit “Rusi 2018”, raporton TCH.


FIFA ka nisur një hetim disiplinor për futbollistët kosovarë, të cilët festuan shënimin e golave duke bërë me duar shenjën e shqiponjës.



“Kushdo që e ka provuar atmosferën e një ndeshjeje mund ta kuptojë shumë mirë emocionin që përfshin lojtarët”, tha Guy Parmelin, ministër i Mbrojtjes dhe Sportit për Neue Zürcher Zeitung (NZZ).


Ndërsa kancelari i Zvicrës, Ignazio Cassis deklaroi: “Nuk kam dyshim fare se Xhaka dhe Shaqiri ndjejnë emocione patriotike për tokën që i ka mirëpritur, pa harruar rrënjët e tyre”.

Në lidhje me mundësinë që futbollistët kosovarë të ndëshkohen me dy ndeshje pezullim, Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Peter Gillieron, tha prerë: “Do të ishte goditje e rëndë nëse do të ndëshkohen”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas