Meta e nis me diversion: PS ka kapacitete të jashtëzakonshme diplomatike

Presidenti Ilir Meta reagoi edhe të shtunën në lidhje me debatin e ndezur mes tij dhe kryeministrit lidhur me çështjen e refuzimit të kandidaturës së Gent Cakajt për Ministër të Jashtëm.

Meta bën edhe diversion në reagimin e tij, kur thotë se PS ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën diplomatike.

<

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë 🚗 ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. 

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla 🚗 e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor. 

Shqipëria🇦🇱 do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon. 

Shqipëria🇦🇱 do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së. 
SHQIPËRIA E PARA.🇦🇱” shkruan Meta.

loading...
Shkruar Nga
More from Enton Palushi

A po largohen partitë e vogla nga aleanca me Lulzim Bashën?

Nga Ervis Iljazaj Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka deklaruar...
Read More