Meshkujt modernë nuk janë romantikë

Një studim më i ri tregon se meshkujt e kanë të vështirë të bëhen kavalierë dhe shumicën e rasteve i ikin kësaj situate.

Nga ana tjetër, femrat thonë se iu pëlqen të pranojnë letra romantike ose ndonjë poezi nga meshkujt të cilët nuk e bëjnë këtë.

Vetëm 50% e meshkujve kanë pranuar se nganjëherë i kanë shkruar partneres poezi dashurie apo ndonjë letër.

Shumica e femrave thonë se do ta kishin vlerësuar shumë po të pranonin diçka romantike nga partneri i tyre, duke qenë se për ta bërë këtë mashkullit i duhet kohë, mund dhe dëshirë.

Mirëpo vetëm 6% e meshkujve modernë kanë pranuar se shfrytëzojnë këtë metodë për të impresionuar partneren.

Meshkujt bashkëkohorë joshin femrat me anë të teknologjisë moderne. 21% e tyre shkruajnë SMS romantike, derisa 11% e meshkujve për këtë gjë shfrytëzojnë postën elektronike.

Ndonëse meshkujt nuk mund të jenë gjithnjë romantikë, ata kanë disa gjëra të cilat i bëjnë, por që femrat nuk kanë dijeni.

Për shkak se meshkujt duan të duket gjithnjë si gjinia e fortë dhe që nuk u bëjnë përshtypje shumë gjëra, ata preferojnë ta mbajnë të fshehtë vëmendjen që u kushtojnë disa gjërave të vogla te femrat.

Shkruar Nga
More from Revista User

E shkuara e errët e ”Sherifit” të Pogradecit, lëvizte me armë

Përfundoi dje në prangat e policisë E shkbanues në Vërdovë të Pogradecit,...
Read More