Mesazhi i Lavrov nga Beogradi: BE pasive ndaj ambicies së Tiranës për ‘Shqipërinë e madhe’

 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka kritikuar Bashkimin Europian për pasivitetin që po tregon, sipas tij, ndaj thirrjeve për formimin e “Shqipërisë së Madhe”. Në konferencën e përbashkët në Beograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ministri rus Lavrov foli edhe për fuqizimin e faktorit shqiptar ne Maqedoni, duke pretenduar për shkelje të Marrëveshjes së Ohrit.

“Nuk mund të mos na brengos pasiviteti i Bashkimit Evropian për platformën e Tiranës dhe nismat e tilla që pa fshehur bëjnë thirrje për formimin e Shqipërisë së madhe.

Kur në Maqedoni ishin zgjedhjet dhe më pas u zgjodh kryetari i Parlamentit, ai u fut në zyrë dhe vuri në tavolinën e tij flamurin shqiptar.

Kryeministri Rama me krenari deklaroi se ka inicuar ligjin për gjuhët në parlamentin maqedonas për t’i dhënë gjuhës shqipe status shtetëror duke shkelur marrëveshjen e Ohrit”,- tha ai.

Duke u ndalur te kërkesa e bërë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, se edhe Rusia duhet ta njohë pavarësinë, numri një i diplomacisë ruse deklaroi se “Thaçi do të duhet të merret me çështjet e veta, pasi është i akuzuar për krime lufte. Rusia nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën dhe nuk do ta njohë pavarësinë e saj”.

Sakaq, ai tha se “Nëse SHBA do të përfshihet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Rusia nuk do të qëndrojë mënjanë”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Iku me debate? Holta Dulaku flet edhe për largimin e Turit

  Holta Dulaku është një prej producenteve të programeve më të ndjekura...
Read More