Meksi: Si e hoqëm yllin nga flamuri kombëtar në 1992 (Dokumenti)

 

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka sjellë në kujtesë momentin kur ai propozoi në prill të vitit 1992 heqjen e yllit nga Flamuri Kombëtar.

Postimi i plotë i Meskit:
Meqenese u përmend këtu si u hoq ylli nga Flamuri Kombètar në fillim tè prillit 1992…po e tregoj si dèshmitar i atij akti.

Isha une që bëra propozimin me gojë nga vendi….!

Nga krahu i majtè i sallës dikush foli qe duhet me shkrim propozimi dhe une shkruajta me nxitim…siç dhe shihet…dhe nxitova t’ia dorëzoja Kryetarit Z. Arbnori…!

Por prap i njejti zë tha se duhen 25 firma u ktheva tek bankat dhe shumé nga deputetet u afruan dhe fimosèn e dorèzova dhe u miratua…..!”, reagon Meksi.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Francë, Le Pen urdhërohet që të kryejë testet psikiatrike

Një gjykatë franceze ka urdhëruar kreun e ekstremit të djathtë Marine Le...
Read More