Sport

Mediat spanjolle: Zhoze Murinjo te Reali Madridit





               Publikuar në : 12:23 - 08/03/19 |
mapo.al

Zhoze Murinjo do të jetë trajneri i Real Madridit duke filluar që ditën e hënë, ku pritet edhe zyrtarizimi i rikthimit të “Special One” në skuadrën “los blancos”.


Deri atëherë, Santiago Solari do të jetë në pankinë edhe në sfidën e së dielës në transfertën kundër Valladolid.



Më pas drejtimin do ta marrë Murinjo, i cili sipas mediave spanjolle ka pranuar ofertën e Florentino Perez, pavarësisht momentit shumë të vështirë dhe një sezoni thuajse të dështuar.


Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet iberike shumë pranë klubit madrilen, agjenti i teknikut portugez Jorge Mendez ndodhet në kryeqytetin spanjoll që nga disa e enjte, ndërsa shumë shpejt pritet të mbyllë dhe detajet e fundit të kontratës.


Etiketa: , ,

Pas