Më në fund caktohen prokurorët për Shullazin, por emrat nuk publikohen

Në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Megjithatë emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës. Seanca parashikohet të mbahet në datën 25 shtator. Duket se refuzimi i vazhdueshëm i prokurorëve dhe frika nga ndonjë shantazh i mundshëm ka bërë që emrat të  mos bëhen të ditur për mediat.

Kryeprokurorja Arta Marku urdhëroi një hetim disiplinor për të gjithë prokurorët që refuzuan shortin për çështjen “Shullazi” dhe grupin e tij, ndërsa menjëherë më pas ajo caktoi edhe shpërndarjen e përkohshme të disa prokurorëve nga Krimet e Rëndë, në rrethe, përkatësisht Olsian Çela, nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë e Beratit, ndërsa Sonila Muhametaj në Pukë, sakaq Besim Hajdarmataj në Prokurorinë e Pogradecit.

Kryeprokurorja këtë vendim e ka marrë pas ngjarjes së  fundit të datës 19 shtator 2018 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuzimin nga ana e prokurorëve për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Bllokimi i Kushtetueses: “Pronat” në qorrsokak, s’ka kush të shqyrtojë dosjet

Gjykata Kushtetuese në kushtet e pamundësisë për të shqyrtuar kërkesa pasi në...
Read More