Me kostum në dyert e Gjykatës, Arben Ndoka kërkon lirinë, refuzohet

 

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka është paraqitur në Gjykatën për Krimet e Rënda në Tiranë, ku ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpiak”, dhënë gjatë hetimeve për çështjen “Vol-Vo 4”. Ndoka kërkon që çështja e tij të gjykohet pa masë sigurie. Kjo kërkesë i është refuzuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila la në fuqi masën e “arrestit shtëpiak”.

Megaoperacioni policor u shtri në disa qytete në tetor të vitit të kaluar, ku u arrestuan 34 persona, prej të cilëve 24 u lanë në burg.

<

Ndoka dyshohet për disa vepra penale, mes të cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa në këtë gjykim është edhe ish-deputeti Arben Çuko, i akuzuar për “korrupsion”. Që të dy ata u lanë në “arrest shtëpie” në seancën paraprake.

Pak ditë më parë  Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që ish-deputetit të Lezhës t’i sekuestrohet një sipërfaqe prej 300 mijë m2 tokë në bregdet dhe disa apartamente me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Pasuritë, vlera e të cilave mendohet se arrin deri në 40 milionë euro është e regjistruar në emër të ish-deputetit, vëllezërve dhe të të afërmve të tij. Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Melania Trump vs Brigitte Macron: Cila shkëlqeu më shumë?

  First Lady në të zezë, Premiere Dame në të bardhë krem....
Read More