Mbani frymën: Ja shpërblimi vjetor për çdo punëtor në Gjermani

 

Pavarësisht se cili është bilanci i kompanisë, sipërmarrjet gjermane nuk kursehen kur bie fjala tek bonuset që u japin punëtorëve. Tani po afron muaji kur shpërndahen këto bonuse vjetore, ndaj gazeta Bild tregon se çfarë pagesash ekstra u bëjnë punëtorëve dhjetë kompanitë më të mëdha në Gjermani.

-Porsche pritet t’u japë punëtorëve të saj këtë vit një premio rekord prej 9700 eurosh. Bilanci i kompanisë ka qenë më i mirë se kurrë, me fitime që i kanë kaluar 3.1 miliardë euro. 25 mijë punëtorë do marrin 9 mijë euro në dorë, 700 do shkojnë tek fondi i pensioneve.

-Volkswagen ka më shumë se 100 mijë punëtorë. Megjithatë kompania ka vendosur t’u japë punëtorëve një bonus prej 4750 eurosh. Rreth 1700 euro i kanë marrë tashmë. Pjesën tjetër do e marrin me rrogën e majit.

-Bosch ka bërë të ditur se do të shpërndajë 155 milionë euro për 58.300 punonjësit e saj. Kjo është e njëjta shumë si një vit më parë. Mesatarisht çdo punonjësi do i shkojnë 2652 euro. Shuma do jepet me pagën e prillit.

-Daimler, gjigandi i Shtutgartit që prodhon Mercedesin, do të japë 4965 euro ekstra për çdo punëtor. Premio do depozitohet në llogarinë e tyre në prill. Vitin e shkuar bonusi ishte 5700 euro. Në vitin 2009, kur ishte kulmi i krizës, kompania dha vetëm 500 euro bonus.

-Deutsche Bank ka pasur një vit të mbarë. Kompania nga Frankfurti thotë se do shpërndajë 1.9 miliardë euro bonuse. Se sa do fitojë çdo punonjës, kjo do varet nga arritjet personale. Vitin e shkuar kompania shpërndau 2.3 miliardë euro bonuse.

-Bayer nuk ka pasur një vit të mirë, megjithatë kompania do të ofrojë për punëtorët një bonus që shkon në total 379 milionë euro. Gjigandi farmaceutik ka në punë 27.600 punëtorë. Edhe në këtë rast shpërblimi do jetë individual.

-Allianz, kompania e njohur e sigurimeve, thotë se do shpërndajë një premio suksesi për 27 mijë punëtorët. Shuma do jetë 95 përqind e pagës mujore të secilit punëtor. Vitin e shkuar u shpërnda një shpërblim sa 87 përqind e pagës mujore.

-Audi ka pasur probleme për shkak të skandalit të naftës. Këtë vit ata do japin vetëm 3630 euro bonus për punëtorët. Vitin e shkuar u dhanë 4770 euro. Në vitin 2012, bonusi ishte 8251 euro.

-Edhe BMW duhet të kursejë për shkak të fitimeve jo shumë të mira. Megjithatë, punëtorët e gjigandit bavarez do të marrin një premio prej 9175 eurosh. Kjo është një shumë më e vogël se një vit më parë kur morën 9455 euro.

-Gjigandi i kimisë, BASF thotë se pavarësisht rënies së fitimeve, do të ofrojë 363 milionë euro për 38 mijë punëtorët. Mesatarisht një kimist do të marrë 5729 euro bruto.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Humoristi i madh shkodran pëson atak kardiak

    Humoristi i mirënjohur shkodran, Besnik Çinari, ndodhet në gjendje të...
Read More