LSI i përgjigjet ambasadorit Lu me ‘kartën’ e Ilir Metës: Të zbatohen rekomandimet e ‘Venecias’

 
 

Pas reagimit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, për çështjen e zgjedhjes së kryeprokurores, vjen edhe kundërpërgjigjia nga LSI.

Kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili shkruan në FB se duhen zbatuar rekomandimet e Komisionit të Venecias për këtë çështje.

“Komisioni i Venecias ka folur qarte ne shqip dhe ne anglisht per ceshtjen e kryeprokurorit.
Komisioni i Venecias ka kerkuar 1.Konsensus 2.Perjashtimin e emerimeve teresisht politike.
Cfare kerkon Komisioni i Venecias kerkon edhe opozita sot.

Kush “harron” qellimisht Komisionin e Venecias dhe behet bashkeautor i nje faji te rende kushtetues,shkaterron perfundimisht reformen ne drejtesi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet.

Komisioni i Venecias ka folur qarte, asnje komision ligjesh i kapur apo me keq akoma ndonje mision i huaj nuk mund te dale mbi Komisionin e Venecias qe eshte institucioni me autoritar ne nivel boteror dhe te cilin e kane falenderuar te gjithe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi;e kane falenderuar edhe ne shqip edhe ne anglisht.

Po jua rifreskoj memorjen me percaktimet e Komisionit te Venecias kjo eshte edhe nje mundesi per disa per te rifreskuar ndergjegjen. Gjithashtu, po ju risjellim dhe qëndrimet e Komisionit të Venecias të mbajtuara në atë kohë për Prokurorin e Përgjithshëm:

Nuk ekziston një model i vetëm për zgjedhjen e tyre; njëkohësisht, është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe (nëse kjo arrihet) pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm. 

Përfshirja e KLP dhe KED në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të PP dhe ILD edhe në një situatë ku shumica qeverisëse kontrollon 3/5e votave në Parlament,” shkruan Vasili.

Para pak ditësh, në një intervistë, presidenti Ilir Meta kërkonte zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për institucionet e drejtësisë.

“Si President i Republikës unë mund të përsëris me forcë rëndësinë e zbatimit të reformës në përputhje me Kushtetutën dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, si garantuesi i vetëm i ndërtimit të institucioneve të pavarura të drejtësisë, që të jenë funksionale, të qëndrueshme dhe të pavarura.

Po kështu, një luftë e menjëhershme, e fortë dhe efikase kundër krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij me qeverisjen publike është një përparësi kyçe e lidhur, jo vetëm me perspektivën evropiane, por çka është më e rëndësishmja, me të gjithë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit,” shprehej Meta.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Marrëveshja historike mes SHBA dhe Koresë së Veriut, por kush janë dy njerëzit që fshihen pas saj…?

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ai i Koresë së Veriut, Kim...
Read More