Londër: “S’duam të jemi si Shqipëria!”.

20160424172338603

Deklarata e Sekretarit britanik të Drejtësisë se, Britania mund të marrë modelin e Shqipërisë përsa i përket tregtisë nëse del nga BE, është bërë objekt tallje nga kundështarët e tij. Në Londër kanë nisur të shpalosen billborde me flamurin shqiptar mbi Buckingham Palace.

Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë: “Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët, duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht”.

Emri i Shqipërisë është bërë kështu objekt talljeje nga britanikët, të cilët e kanë gjetur të pavend deklaratën e Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove.

“Daily Mail” e quajti qesharake idenë e tij dhe dërgoi një gazetar në Shqipëri, për t’u treguar britanikëve se si gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se 5 dollarë ne ditë.

Gazetari Bledian Koka ka reaguar teper i shqtesuar nga ky lajm ne faqen e tij ne Facebook.

Shkruan ai: “O zot ku kemi perfunduar!…
Kur isha i vogel ime me sa here beja ndonje gabim me thoshte “je bere si kalamani i filanit” dhe logjika ishte se si filani si i biri ishin shembulli me i ulet perfaqesimit ne komunitetin tone. Mua me vinte rende kur me benin te tilla krahasime. Sot e gjithe diten neper Londer qarkullojne keto automjete qe reklamojne nevojen qe qendrimit te Britanise ne BE ose perndryshe ata do te behen si Shqiperia!…
p.s…Seriously .”

Shkruar Nga
More from admin

Thaçi: Kultura shqiptare mbeti pa njërin nga titanët e mëdhenj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen...
Read More