Lirohen dy anëtarët shqiptarë të bandës së hajdutëve, ja kodi që përdornin

maska-grabitje

15 ditë pas arrestimeve të bëra nga karabinierët italianë kundër një bande shqiptarësh janë liruar dy nga tre autorët e vjedhjeve dhe grabitjeve të kryera në Caserta, shkruajnë mediat italiane.

<

Vendimi është firmosur nga Kolegji i seksionit II të Gjykatës së Rishikimit që duke marrë parasysh provat e fajësisë ndaj dy shqiptarëve ( katër janë ende në kërkim dhe supozohet se kanë ikur jashtë vendit), ka urdhëruar lirimin me detyrim paraqitej për Erzen Taçiun, 39 vjeç, banues në Portico si dhe arrest shtëpie për Agim Muçën, 25 vjeç me banim në Lusciano.

Rënia e hipotezës për vjedhje si dhe disa element të tjerë kanë çuar në ndryshimin e masës së sigurisë për dy shqiptarët.

Në burg ka mbetur Mensur Daci, 32 vjeçari që konsiderohet si një nga anëtarët e grupit që vidhte në Casolla e Mezzano e tentoi edhe vjedhjen e Postës italiane.

“Ec të luajmë me top” ishte kodi që përdorte banda para nisjes së një vjedhjeje: “Ec të shkojmë në fushë për të luajtur futboll”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kjo është femër si relaks

Ajo është një ndër biondet më joshëse në Instagram aktualisht. Carla Sonre...
Read More