Lina “nëna” më e vogël në botë. Historia e pa treguar…

Më 14 maj 1939 Lina Medina, nga Peruja lindi një djalë në moshën 5 vjeç, 7 muaj e 21 ditë. Vajza kishte lindur më 27 shtator 1933 në Paurange, një fshat i vogël në Ande.

Lina Medina 2

Picture 1 of 4

 

Sipas të dhënave mjekësore të kohës, vajza nisi të kishte menstruacione që 8 muajshe, megjithëse dokumente të tjera flasin për dy vjeçe. Prindërit menduan se vajza mund të kishte ndonjë tumor në zorrë, por kur e çuan ta vizitonin në Lima, mjekët zbuluan se vajza në të vërtetë ishte shtatzënë.

Fëmija u quajt Gerardo Alejandro, në nder të dy mjekëve që i hyri në zemër historia e Linës, dhe kur u rrit nisi të punojë si sekretare në studion e mjekut Gerardo Lozada.

Gerardo lindi me operacion cezarian, dhe Lina nuk e ka treguar kurrë kush ishte babai dhe rrethanat e ngjizjes. Ai vdiq në moshën 40-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të palcës së kockave. Vetëm në moshën 10-vjeçare zbuloi se Lina në të vërtetë ishte e ëma dhe jo e motra.

Lina Medina u martua dhe lindi një tjetër fëmijë më 1972. Nuk e tregoi kurrë historinë e saj dhe gjithmonë i ka refuzuar kontaktet me gazetarët. Ajo është nëna më e re në moshë në botë, e konfirmuar nga mjekësia.

Shkruar Nga
More from Revista User

Merkel apo Schulz?! Mbi 60 mln gjermanë votojnë sot për parlamentaret

Mbi 60 milionë gjermanë janë thirrur të votojnë sot për zgjedhjet parlamentare....
Read More