Lëvizja e lirë në BE/ Aplikimi online dhe tarifa, ç’do ndryshojë?

 

Brukseli po fut një sistem të ri që synon të forcojë sigurinë për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen të lëvizjes së lirë të BE.

Shengeni përfshin 26 vende evropiane dhe u lejon njerëzve të kalojnë kufijtë kombëtarë pa qenë nevoja e marrjes së vizës.

Por, sulmet terroriste në Paris, Berlin dhe Bruksel theksuan nevojën për të forcuar sigurinë në kufirin e jashtëm të BE-së dhe brenda Shengenit.

Çfarë po ndodh?

Objektiv i Brukselit janë qytetarët që nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në një prej vendeve të Zonës Schengen.

Pjesë e Shengenit janë Austria, Hungaria, Norvegjia, Belgjika, Islanda, Polonia, Republika Çeke, Italia, Portugalia, Danimarka, Letonia, Sllovakia, Estonia, Lihtenshtajni, Sllovenia, Finlanda, Zvicra, Greqia dhe Holanda.

Ideja është që qytetarët që do të marrin viza do u kontrollohen kredencialet gjatë procesit. Burim i mundshëm kërcënimi për Brukselin janë qytetarët nga shtete që nuk kanë nevojë për viza.

Skema e quajtur Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2021.

Udhëtarët do të duhet të plotësojnë një formular aplikimi online i cili mbulon një sërë pyetjesh biometrike, të udhëtimit dhe sigurisë.

Aplikimi pritet të zgjasë rreth 10 minuta për t’u plotësuar dhe informacioni do të kontrollohet nga të dy bazat e të dhënave ndërkombëtare dhe evropiane për të identifikuar kërcënimet e mundshme terroriste dhe kriminale.

Aplikimi online ETIAS do të përpunohet elektronikisht brenda 96 orëve dhe do t’i dorëzohet udhëtarit përmes postës elektronike.

Një tarifë prej 7 € kërkohet me aplikimin dhe vlefshmëria e autorizimit të udhëtimit do të jetë tre vjet, ose deri në datën e skadimit të dokumentit të udhëtimit të personit. ETIAS mund të përdoret për qëndrime nga 90 ditë deri ne një periudhë 180-ditore.

Edhe pse autorizimi i udhëtimit është i vlefshëm për tre vjet, mund të revokohet nëse kushtet për lëshimin e autorizimit të udhëtimit nuk zbatohen më.

Shkruar Nga
More from Redaksia Read More