Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor takim joformal në Durrës, merr pjesë dhe Hahn

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të zhvillojnë një takim joformal në Durrës në datë 26 gusht.

<

Përkrah kryeministrave të shteteve të rajonit, do të marrin pjesë edhe komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe kryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Siril Miler.

I pranishëm në konference do jetë edhe kryeministri Edi Rama. Gazetarja Marsela Karapanco raporton për “BalkanWeb” se në fokus të takimit do jetë bashkëpunimi dhe integrimi në BE i vendeve të rajonit.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama flet me emra: Këta janë 100 zyrtarët që abuzuan me detyrën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar 100 emrat përgjegjës të denoncuar nga qytetarët...
Read More