Krahasimet: Kush gënjen, Edi Rama apo Departamenti i Shtetit?

 

Kryeministri Edi Rama doli përpara shqiptarëve një ditë më parë dhe nga salla e Kuvendit deklaroi se Shqipëria është një vend shumë më i sigurt. Pa llogaritur këtu pesë vrasjet e regjistruara vetëm për një javë, Edi Rama ia vuri fajin medias që raporton çdo lajm kronike në vend. 

Por, pak orë më vonë, Departamenti i Shtetit në SHBA publikoi raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtar. Në raport konfirmohet frika e shprehur nga mediat se Shqipëria po bëhet arenë e drogave të forta. Jo vetëm kaq, por ndërsa Edi Rama u krenua dje në Kuvend për çështjen e luftës ndaj pastrimit të parave, raporti nuk sheh përparim në këtë drejtim.

Më poshtë krahasimet:

-EDI RAMA

Që sot, Shqipëria është një vend shumë më i sigurt sesa ishte 5 vite më parë, kjo nuk ka asnjë diskutim, edhe pse diskutohet rregullisht, pa pushim, në të gjitha klubet mediatike dhe vihet në shënjestër në mënyrë të pandërprerë, duke ekspozuar në vazhdimësi çdo ngjarje që nuk përbën ngjarje, që ndodh në Republikën e Shqipërisë. Ra tjegulla e çatisë në fshatin filan mbi kokën e një të moshuare. E moshuara është jashtë rreziku për jetën, -lajm në televizion lajmesh kombëtare; Apo devijoi rrugën furgoni, shoferi ishte në gjendje të dehur, nuk pati asnjë të plagosur. Është një mori episodesh të tilla, të cilat mbushin boshllëkun e ditës në një kazan që zien e zien e që pastaj arrin në pikën e vlimit kur shfaqet babalja, kur shfaqet Niçja i Shijakut, apo kur shfaqet edhe shoku i tyre i pandashëm, Ervin Salianji.

-DASH

Shqipëria është njëkohësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën. Grupet kriminale shqiptare e trafikojnë kokainën dhe heroinën drejt tregjeve evropiane nga vendet burimore në Amerikën e Jugut dhe Azi. Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve. Korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar. Shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

-EDI RAMA

Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti janë referuar 60 raste për pastrim parash dhe janë sekuestruar 8. 2 milionë euro. Në gjithë vitin 2013, vlera e sekuestrimit mezi arriti 1 milionë euro. Në total, ajo çka është vlerë e sekuestruar parash nga krimi i organizuar në këto 5 vite është shumëfish i vlerës së sekuestruar në 8 vitet e qeverisjes së atyre që tani nuk arrijnë dot të qeverisin më as vetveten. Për të qenë i saktë, 6 herë më shumë.

-DASH

Gjatë vitit 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Kjo për shkak të korrupsionit, rritjes së rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Historia e mësueses katolike në Mirditë: Më pushuan nga puna!

    Motër Elda Nikolli, që aktualisht shërben në Fan, ka reaguar...
Read More