Koreja e Veriut dënon manovrat Seul-Uashington

Koreja e Veriut paralajmëroi SHBA-në se nuk po bënte gjë tjetër vetëm po tensiononte më shumë situatën me manovrat ushtarake që fillojnë të hënën, ndërkohë që tensionet mes Uashingtonit dhe Phenianit kanë arritur majat.

Pheniani ka testuar dy raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) në muajin korrik, që mendohet se përfshijnë në rrezen e tyre një pjesë të mirë të kontinentit amerikan. Si reagim, presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi ashpër Korenë e Veriut.

Pheniani është kundërpërgjigjur duke premtuar se do të lëshonte një sërë raketash në afërsi të territorit amerikan të Guamit, në Paqësor. Drejtuesi koreano-verior, Kim Jong-Un e pezulloi këtë projekt, por parashikoi ekzekutimin e tij në varësi të sjelljes së Uashingtonit.

Seuli dhe Uashingtoni fillojnë të hënën manovrat e përbashkëta ushtarake të përvitshme që quajtura “Ulchi Freedom Guardian” (UFG) ku dhjetëra mijëra ushtarë do të trajnohen për të mbrojtur Korenë e Jugut kundër një sulmi koreano-verior.

Për Phenianin këto manovra janë përsëritje provokuese e pushtimit të territorit të tij.

“Këto manovra të përbashkëta janë shprehja më e qartë e armiqësisë së tyre ndaj nesh dhe asnjë nuk mund të garantojë se këto manovra nuk do të çonin në luftime të vërteta”, shkruan në një editorial gazeta e partisë së vetme në pushtet “Rodong Sinmun”.

“Manovrat e përbashkëta ushtarake “Ulchi Freedom Guardian” do të përkeqësonin akoma më shumë situatën në gadishull”, shton ajo.

Duke paralajmëruar për një faze të pakontrollueshme të një lufte bërthamore, gazeta vijon “Nëse SHBA-ja humbet në fantazinë e saj, sipas të cilës një luftë në Gadishull do të ndodhte në shtëpinë e dikujt tjetër, larg shtëpisë së saj në anën tjetër të Paqësorit, ata gabohen më shumë se kurrë”.

Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve “Yonhap” dy aleatët po studiojnë mundësinë për të braktisur projektin e tyre fillestar për vendosje ne avionmbajtëseve pranë gadishullit në kuadër të këtyre manovrave.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mafia italiane abuzon me fondet publike për refugjatët

Mafia italiane përfiton nga biznesi me “përkujdesjen për refugjatët”. Në provinca janë...
Read More