fbpx

Bota

Komandanti amerikan jep alarmin: Ballkani është shënjestër e Rusisë





               Publikuar në : 11:55 - 06/03/19 |
mapo.al

“Situata në Ballkan ka qenë dhe ende është shumë delikate pasi vendet e Ballkanit janë shënjestra kryesore të ndikimit të Rusisë”, ka thënë komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë, Curtis M.Scaparrotti.


Scaparrotti është shprehur gjatë një dëshmie para komitetit për Forca të Armatosura të Senatit amerikan.



Scaparrotti, i cili gjithashtu është komandant Suprem i Aleancës i NATO-s në Evropë, e ka quajtur Ballkanin një rajon me rëndësi strategjike. Ai ka folur para senatorëve edhe për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


“Janë aktualisht në pritje negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve dhe arritjen e një zgjidhje afatgjate që është e zbatueshme për dyja vendet.

Rusia e ushqen paqëndrueshmërinë rajonale në përpjekje për të parandaluar vendet e Ballkanit në përparimin e tyre drejt integrimit euroatlantik” ka thënë gjeneral Scaparrotti.

“Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR), e cila përfshin mbi 3,500 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vendet tjera, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në këtë rajon” ka thënë Scaparrotti.


Etiketa: , ,

Pas