Kjo bimë kuron reumatizmën, ftohjen dhe gripin

Bliri është një dru dekorativ shumëvjeçar që lulëzon në periudhën maj-qershr. Në pemët e reja, lëvorja e trungut është e lëmuar, ndërsa në drurët e moshuar ajo është e ashpër dhe e çarë thellë. Gjethet e blirit janë të rrombullakta në vezake, me buzë të sharrëzuara dhe me tufëza qimesh të shkurtra e të bardha.

Lulet e tij mjaltore dhe të verdha formojnë kurorën me erë të këndshme e aromatike. Elementi bazë që lëshon këtë aromë është farnezoli, por veç tij, bliri është i pasur edhe me glukozide, taninë, gomë, sheqerna, tekorefol, esencë të verdhë, mentol, vitamin C etj.

Druri i blirit arrin gjatësinë deri në 40 metra. Lulja e tij këshillohet të mblidhet gjatë lulëzimit dhe thahet në hije. Ruhet në vende pa lagështirë dhe duhet treguar kujdes që pas tharjes, elementi i përftuar të ruajë ngjyrën e verdhë në të gjelbër, që të mos e humbë efektin kurativ.

Bliri mjekon reumatizmin, ftohjen, djersitjen e madhe, qetësimin e spazmave, gripin, infeksionet e fytit dhe fshikëzës urinare, dhimbjet e stomakut dhe zorrëve, sëmundjet e veshkave etj.

Mjekime popullore

Kundër reumatizmit, ftohjes e gripit

Marrim 1 lugë kafeje të përftesës së lules së blirit dhe e ziejmë për më pak se gjysëm ore në çerek litri ujë të valuar. Më pas e kullojmë dhe çaji i përgatitur pihet deri në 5 gota në ditë.

Kundër djegieve

Marrim 100 gr pluhur të grimcuar të bimës dhe e ziejmë me 1 litër ujë. Më pas enën e mbyllim dhe e lëmë të pushojë për rreth 3 orë. Tretësirën e përftuar e kullojmë dhe e përdorim për shpërlarjen e pjesëve të sëmura të trupit. Gjatë dimrit, në mungesë të luleve dhe gjetheve, mund të përdorim edhe rrënjët e reja të blirit, njësoj si dhe lulet e tij.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rrëfimi i trishtë i DJ Avicii para vdekjes: Festat të helmojnë, nuk jam i lumtur

  Është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare këngëtari dhe DJ me...
Read More

More Stories