Kim Kardashian tregon anën e saj humane…me një ish të burgosur

 

Kim Kardashian tërheq gjithnjë vëmendjen mediatike me paraqitjen e saj ekstravagante, mirëpo kësaj radhe duket se ka vendosur të tregojë një tjetër anë të sajën. Kim Kardashian ka vendosur t’i paguajë qeranë e shtëpisë për pesë vite një ish të burgosuri, Matthew Charles.

Ky i fundit, i cili ka përfituar lirinë për sjellje të mirë, e kishte të pamundur të gjente një shtëpi dhe të siguronte punë. Mirëpo, Kim ka zgjedhur ta ndihmojë atë, duke treguar kështu se pavarësisht gjithçkaje është një person i ndjeshëm dhe humanist.

Vitin e kaluar historia e Matthew Charles pushtoi mediat e huaja. Ai u lirua në vitin 2016, pasi kishte kryer 21 vite burg nga 35 që i ishin përcaktuar si dënim nën akuzën e shpërndarjes së kokainës. Por për shkak se ai ishte epiketuar si një shkelës ligji, u vendos që të rikthehej sërish në burg.

Kim e trajtoi gjerësisht si rast nëpër rrjete sociale dhe madje ia prezantoi edhe presidentit amerikan Donald Trump, përgjatë një takimi që pati me të. Fill pas bashkëbisedimit, Matthew Charles rifitoi lirinë e tij.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Alba Hoxha shfaqet me fustan nusërie, Albi Nako s’e ruan dot emocionin

    Lidhja mes koreografit Albi Nako dhe balerinës Alba Hoxha ka...
Read More