Këshilli i Europës: Stop abuzimit me arrestimet si mjet politik

Nga Oerd Bylykbashi
 

Këshilli i Europës kërkon që të mos abuzohet me arrestin me burg si masë sigurie. Rezoluta 2077 (2015) e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europes percakton se masa e arrestit me burg eshte mase ekstreme, duhet përdorur sa më pak sepse ka efekte të rënda psikologjike, sociale dhe ekonomike për individin dhe familjen.

Rezoluta përcakton: “Asambleja Parlamentare‎ thekson rendesine e prezumimit te pafajsise ne procedimin penal. Arresti me burg (si mase sigurie) duhet perdorur vetem ne raste perjashtimore, si nje mjet i fundit, kur masat e tjera kufizuese alternative jane te pamjaftueshme per te ruajtur integritetin e procedimit penal”.

Rezoluta përcakton gjithashtu se abuzimi me të cënon gjykimin e drejtë të një personi që prezumohet i pafajshëm ndaj abuzimi me të është i dënueshëm.




Shqipëria e ka votuar kete rezolute ne 2015 dhe ka detyrim ta respektoje. Por Edi Rama nuk kupton nga keto “delikatesa” dhe as do t’ia dije ne delirin e tij per pushtet absolut. Me dhjetera vete jane ndaluar ne cdo proteste nga policia dhe per ta eshte kerkuar ne gjykate arrest me burg, pa asnje prove por vetem me raporte sherbimi policie. Sot rreth 30 qytetare policia i ka çuar ne pranga ne gjykate. Fakti eshte qe nga dhjetera te ndaluar nga protestat e meparshme per te cilet eshte kerkuar arrest me burg, gjykata deri me sot ka pranuar vetem 8 raste. Te tjerat jane konsideruar te jashteligjeshme. Kjo tregon qasjen abuzive dhe intimiduese te policise se Lleshit te Rames.‎ Keshilli i Europes duhet te monitoroje me urgjence kete shkelje masive te te drejtave kushtetuese te shqiptareve!

Edi Rama, njesoj sic po perdor gazin lotsjelles pa asnje kriter, per te penguar te drejten e tubimit dhe protestes paqesore te dhjeteramijera qytetareve, po perdor arrestimin me burg per te penguar njerezit te marrin pjese ne proteste nepermjet frikesimit. ‎”Mos goxoni te vini ne proteste se une ju arrestoj edhe ne gjume ne shtepite tuaja!” eshte nenteksti i Rames. Kjo eshte jo thjesht e paligjeshme, eshte antikushtetuese! Drejtuesit dhe oficeret e policise qe kane dhene urdher per keto arrestime politike te paligjeshme do te mbajne pergjegjesi!

Kur gjykata Kushtetuese ka vdekur, Gjykata e Larte ka rene, zgjedhjet jane blere dhe vjedhur dhe parlamenti eshte bere si roja i deres i Edi Rames, protesta ka mbetur institucioni i fundit kushtetues perballe ketij autokrati ballkanik. Prokuroret duhet te ngrihen pertej frikes nga vetingu politik i Edi Rames dhe te refuzojne kerkesat e policise per te abuzuar me arrestimet! Gjyqtaret duhet te behen bllok per te mbrojtur te drejten kushtetuese te protestes‎ dhe tubimit! Kjo eshte llogorja e fundit e demokracise ne kete vend!

Rezoluta 2077 (2015)‎ e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes: http://assembly.coe.int/nw/xml/XRef/Xref-XML2HTML-en.asp?fileid=22206&lang=en

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rreziku që vjen nga kriza në Itali

Brukseli dje u fajësua për krizën politike të Italisë, e cila kërcënoi...
Read More