Karriera që u eklipsua nga debati për një përdhunim në film

Është shuar në moshën 77-vjeçare Bernardo Bertolucci, një nga regjisorët më të shquar të kinemasë italiane dhe jo vetëm. Regjisori i filmit të famshëm “Tango e fundit në Paris” ndërroi jetë në Romë, pas një sëmundjeje të rëndë.

Një mjeshtër i madh i kinemasë që preku zemrat e shume njerëzve dhe që pati ndikim në shoqëri duke thyer shumë tabu.

Karriera e tij ishte brilante, por fituesi i çmimit Oscar ishte vënë së fundmi në qendër të kritikave për një skenë në filmin “Tango e fundit në Paris”. Madje thuhet se ky film ishte fillimi i vërtetë i lëvizjes MeToo, për denoncimin e abuzimeve seksuale.

Fillimisht u raportua se regjisori i filmit, Bernardo Bertoluçi ishte shprehur se aktorja Maria Schneider nuk e dinte se do të përdhunohej në një skenë të filmit nga aktori Marlon Brando. Në atë kohë Schneider ishte 19 vjeç, kurse Brando ishte 48. Por më pas regjisori tha se aktorja e dinte që do kishte një skenë të dhunshme përdhunimi.

Por ai tha se aktorja nuk e dinte se Brando do përdorte një ‘lubrifikant’.

“Dua të sqaroj edhe njëherë një keqkuptim qesharak. Keqkuptimi ka lindur i gjithi nga përdorimi i papërshtatshëm i gjalpit,” tha regjisori.

Schneider, që vuante nga depresioni dhe varësia prej drogës, vdiq në vitin 2011. Ajo pati thënë në një intervistë se u ndje e përdhunuar gjatë realizimit të skenës. “Duhej të kisha telefonuar agjentin tim, por nuk e dija në atë kohë,” tha ajo.

Ajo tha se lotët që i dolën ishin lot të vërtetë.

 

 

Shkruar Nga
More from admin

Horoskopi ditor, e martë 16 maj 2017

Dashi Dita e sotme do jete ashtu si ju e keni menduar...
Read More