Kryesore

Kadare merr një tjetër çmim: I dashuruar dhe kritik me popullin e tij





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:01 - 10/01/18 |
mapo.al

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare është shpallur në Itali fitues i çmimit “Il Nonino 2018”.


Ky është edicioni i 43-të i çmimit prestigjioz.


Juria e çmimit kryesohej nga nobelisti V.S Naipaul.


Çmimi pritet t’i dorëzohet shkrimtarit shqiptar më 27 janar.


Ndërkohë çmimin e ka fituar edhe filozofi venecian Giorgio Agamben.

Juria thotë se ka vendosur t’ua japë çmimin dy personazheve bashkëkohorë.

Sa i përket Kadaresë, në vlerësimin e jurisë thuhet se “ai është i dashuruar dhe kritik me popullin e tij”.

“Mes historive të vërteta dhe legjendave, që të kujtojnë madhështinë dhe tragjedinë e të kaluarës ballkanike dhe osmane, Kadare ka krijuar rrëfime të mëdha”.



CLOSE
CLOSE
Pas