ShowBizz

“Je e gjitha plastikë”, fansat thumbojnë Xhesika Ndojën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:00 - 03/02/19 |
mapo.al

Xhesika Ndoja këtë herë ka vendosur ti çmendë ndjekësit në rrjete sociale. Ajo ka postuar disa foto në breg të detit gjysmë e zhveshur.


Në këmbën e majtë të këngëtares, vihet re tatuazhi gjigant, një trëndafil i kuq tepër i veçantë. Mendimet e fansave janë nga më të ndryshmet, ku nuk mungojnë komplimentet, por as kritikat. Fansat që e kanë kritikuar këngëtaren i kanë thënë se dukej e gjitha plastikë.


Vetë Xhesika ka zgjedhur t’i injorojë këto komente dhe as ka marrë mundimin që t’i përgjigjet ndonjërit prej tyre. Nga fotot që publikon shpeshherë këngëtarja, duket që tatuazhet i ka fiksim. Një vit më parë ajo pikturoi një thënie të gjatë filozofike në trupin e saj.


“Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin”, ishte pikërisht shprehja filozofike që këngëtarja ka dashur që ta ketë në trupin e saj.


Në këto foto, ajo shfaq anën e saj ekstravagante, ndryshe nga tre muaj më parë, ku realizoi një set fotosh sensuale në stilin e sekssimbolit amerikan të viteve ’50, Marilyn Monroe. Fotot e realizuara në Prizren nga Senad Hallaqi u paraprinin projekteve të reja muzikore, të cilat ajo ende nuk i ka publikuar.

 

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas