Infektimi: Testet që zbulojnë hepatitin B dhe C

Hepatiti B dhe C janë infeksione kronike që nuk mund të shfaqin simptoma për një periudhë të gjatë kohe.

Hepatiti viral është një grup sëmundjesh infektive të mëlçisë (të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E), që prek qindra miliona njerëz në mbarë botën çdo vit, duke shkaktuar sëmundje akute e kronike të mëlçisë, deri dhe vdekje. Në veçanti, hepatiti viral B dhe C prek rreth 325 milionë njerëz në mbarë botën dhe janë shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë. Të paktën 60% e rasteve të kancerit të mëlçisë janë për shkak të testimit dhe trajtimit të vonuar të hepatitit viral B e C. Shkalla e ulët e testimit dhe trajtimit është pengesa kryesore për eliminimin e hepatitit viral.

Infeksionet

Hepatiti B dhe C janë infeksione kronike që nuk mund të shfaqin simptoma për një periudhë të gjatë kohe. Në mbarë botën, 300 milionë njerëz jetojnë me hepatit viral dhe nuk e dinë këtë. Pa identifikuar të infektuarit e padiagnostikuar dhe të pamjekuar, miliona njerëz do të vazhdojnë të vuajnë dhe miliona jetë do të humbasin. A e dini se hepatiti B dhe C mund të dëmtojnë në mënyrë të heshtur mëlçinë, duke shkaktuar kështu cirrozë ose kancer të mëlçisë. Testimi dhe trajtimi në kohë mund të shpëtojë jetën.

Pasojat

Mbi 90% e infeksioneve për herë të parë nga hepatiti B ndodhin nëpërmjet transmetimit nga nëna te fëmija. Por ka dhe grupe të tjera në rrezik të lartë ndaj infektimit me hepatit B dhe C, si njerëzit që injektojnë drogëra, burra që kryejnë marrëdhënie homoseksuale, njerëz që kanë kryer tatuazhe ose akupunkturë, partnerët e njerëzve që jetojnë me hepatit B si dhe punonjësit e sistemit shëndetësor.

 

Disa grupe me rrezik më të lartë për t’u infektuar me hepatit B ose C janë:

  • njerëzit që injektojnë drogëra
  • meshkujt që kryejnë marrëdhënie homoseksuale
  • njerëz që kanë kryer tatuazhe ose akupunkturë
  • partnerët e njerëzve që jetojnë me hepatit B
  • punonjësit e sistemit shëndetësor

10 gjërat që duhet të dini rreth hepatitit viral

  • Hepatiti viral B dhe C janë sfida të mëdha shëndetësore
  • Hepatiti viral B dhe C janë shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë
  • Testimi dhe trajtimi në kohë i hepatitit viral B dhe C mund të shpëtojë jetë
  • Hepatiti viral shkakton sëmundje me pasoja të rënda dhe u ngarkon familjeve një barrë të madhe ekonomike
  • Hepatiti viral është kthyer në një vrasës të madh për shkak të mungesës së vëmendjes globale
  • Gjatë 15 viteve të fundit është rritur numri i vdekjeve nga hepatiti viral
  • Në të njëjtën kohë po rritet numri i njerëzve që infektohen rishtaz me hepatit viral
  • Hepatiti prek njerëzit më të rrezikuar
  • Hepatiti mund të parandalohet, të diagnostikohet, të trajtohet dhe madje të shërohet
  • Ju mund të ndihmoni në eliminimin e hepatitit

 

Shkruar Nga
More from admin

Indi, zbulohen shtatë specie të reja mini-bretkosash

Pas pesë vjetësh eksplorimesh të gjera në Indi, kërkuesit zbuluan shtatë specie...
Read More