Horoskopi, 30 nëntor 2016

scorpione2

Dashi

Është e vërtetë që familja duhet të ketë rol parësor sot, por kjo nuk do të thotë të anashkaloni jetën personale. Beqarët do kenë takime interesante ditën e sotme, por nuk do tregohen të vëmendshëm ndaj tyre. Në planin financiar gjendja do jetë e ekuilibruar, kjo falë menaxhimit tuaj të mirë.

Demi

Midis jush dhe partnerit/es ka disa diferenca të theksuara mendimesh. Mbase duhet të rishikoni raportet tuaja. Beqarëve nuk do iu mungojnë takimet interesante sot, por ajo që duhet të bëjnë është të mos hedhin hapa të nxituara që lidhen me të ardhmen e tyre. Kujdes me shpenzimet e panevojshme.

Binjakët

Ju duket sikur njerëzit pranë jush nuk po ju kuptojnë. Mbase kjo ndodh sepse jeni shumë të tensionuar lidhur me një problem. Beqarët të lodhur nga vetmia mund të ndërmarrin edhe hapa të nxituar që do i sjellin lëndime. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet, mund të përballeni me pasoja të rënda.

Gaforrja

Nuk ka asgjë më të mirë se një ditë e qetë dhe në harmoni si kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Do të keni kohë në dispozicion për të medituar. Beqarët duhet të tregohen më të hapur në takimet që do realizojnë nëse duan të gjejnë dashurinë. Financat do përmirësohen ndjeshëm, Jupiteri do ketë ndikimin e tij pozitiv.

Luani

Nëse nuk doni që e gjithë dita të kalojë me punë sot mundohuni të zgjidhni sa më parë disa çështje që i keni shtyrë dhe më pas dedikojani kohën njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do kenë një ditë me fat në dashuri, do ndihmohen edhe nga Mërkuri për të ndryshuar statusin. Edhe financat do jenë të mira.

Virgjëresha

Nuk mund të lejoni që dikush t’ju zëvendësojë sot sepse do të humbni ato raste që mezi po i prisnit. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se të hedhin hapa të rëndësishme pasi jo të gjithë janë ashtu si duken. Financat do jenë të kënaqshme, kështu që mund edhe të shpenzoni.

Peshorja

Të përgatiteni për një takim të rëndësishëm me partnerin/en nuk do të thotë të çoni dëm kohën tuaj. Duhet të shihni çdo detaj. Beqarët do jenë këmbëngulës dhe nuk do ndalen derisa ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe të realizojnë ndryshimin e statusit. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Akrepi

Dita paraqitet interesante përsa i përket fushës profesionale. Po hidhni baza të forta për një karrierë të mirë në të ardhmen. Edhe dashuria nuk mbetet pas për ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët nuk do jenë gati të hedhin hapa, por nga ana tjetër nuk do i refuzojnë ftesat për njohje. Financat do jenë problematike.

Shigjetari

Edhe pse keni tensione sot dhe ju ka kapur paniku nuk duhet të shfryheni me personat e gabuar. Dikush mund ta përdorë këtë gjë për t’ju dëmtuar. Beqarët do realizojnë takime pa fund dhe mjaft interesante, por nuk do duan të hedhin më shumë hapa. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

Bricjapi

Sot një debat i vogël me partnerin/en ose me njerëzit e afërt do të zhvillohet në një çështje mjaft problematike gjatë orëve të tjera të ditës. Beqarët do jenë mjaft të favorizuar nga yjet sot dhe pa e kuptuar mund ta gjejnë veten të përfshirë në lidhje. Financat do jenë të mira, s’ka vend për shqetësime.

Ujori

Është gjithmonë gjë e mirë për ju të dashuruarit kur pranoni gabimet tuaja pasi keni reflektuar. Kjo e sotmja do të jetë një nga ato ditë. Beqarët do jenë me shumeë fat në dashuri dhe do realizojnë takimin e tyre te ëndrrave. Mërkuri do ju sjellë fat në planin financiar dhe buxheti do të jetë i mirë.

Peshqit

Keni bërë bashkë me partnerin/en praktikën e mirë dhe disa ide kreative. Sot do të keni një ditë të bukur dhe të mbushur me lumturi për arritjet tuaja. Beqarët të vendosur për të ndryshuar statusin do bëjnë çmos për të bërë për vete personin që pëlqejnë. Financat do vinë duke u përmirësuar, gjithsesi mos shpenzoni pa u matur.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tillerson: Ukraina të bëhet vend atraktiv për investitorët

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, takoi presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko,...
Read More