Horoskopi, 19 dhjetor 2016

scorpione2

Dashi 21/3 – 20/4

Nuk ka asgjë të keqe të kërkoni më tepër nga një marrëveshje që keni bërë me partnerin/en. Beqarët nuk duhet të nxitohen në marrjen e vendimeve Financat do vijnë duke u përmirësuar.

Demi 21/4 – 21/5

Keni lejuar njeriun e zemrës t’ju karikojë me energji negative dhe kjo ditë nuk do të jetë aq e mirë dhe e gëzueshme. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime.

Binjakët 22/5 – 21/6

Nuk po gjeni vetveten në një ambient të ri dhe do mbylleni duke mos komunikonuar shumë me partnerin/en dhe të tjerët. Beqarët do takojnë persona të veçantë.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Doni të jeni ju të parët në komunikime dhe zgjidhje të rëndësishme ne marrëdhënien tuaj në çift dhe për këtë arsye shumë herë ekzagjeroni. Beqarët do realizojnë disa takime interesante nga të cilat mund të nisin edhe ndonjë lidhje.

Luani 23/7 – 21/8 Ka gjithmonë të papritura në rrugën që përshkoni. Beqarët do kënaqen në shoqërinë e miqve. Financat do jenë të mira edhe për të shpenzuar.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Do ju duhet të shpjegoheni për disa situata që tek të tjerët kanë lenë shije të keqe, sidomos tek ata që ju kanë për zemër. Beqarët do argëtohen me shoqërinë e tyre dhe nuk do e ndjejnë nevojën e një partneri/ je në krah.

Peshorja 24/9 – 23/10

Do të hasni në disa pengesa që do t’ju prishin humorin sot. Mund ti flisni me një ton të ashpër personave që nuk e meritojnë dhe kjo do të krijojë distanca mes jush. Beqarët do tregohen mjaft flirtues në takimet e sotme.

Akrepi 24/10 – 22/11

Ajo që po ndodh rreth jush dhe partnerit/es vjen si pasojë e veprimeve të njëpasnjëshme që keni marrë. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse sot. Financat do arrini ti stabilizoni.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Nuk po arrini të kuptoni sjelljen e partnerit/es karshi jush. Kjo ju ka futur në një pasiguri që po ju shqetë- son disi sot. Beqarët do pranojnë ftesat që do marrin për takime.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Duhet ti jepni më shumë kohë në dispozicion partnerit/es të shpjegojë një situatë që është keqkuptuar nga të dy palët. Financat nuk do jenë të mira, tregohuni të matur.

Ujori 21/1 – 19/2

Sot keni nevojë të çliroheni nga stresi i kohëve të fundit dhe po kërkoni alternativa të reja për tu kënaqur. Një udhëtim me partnerin/ en është në mendjen tuaj.

Peshqit 20/2 – 20/3 Po mendoni ndryshime radikale në të ardhmen ju që jeni në çift. Beqarët do dinë të bëjnë përzgjedhjen e ftesave që do marrin për takime. Financat do jenë të mira, nuk ka vend për shqetësime.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sëmundja HIV/AIDS kap shifra alarmante në Lezhë

Brenda një viti është dyfishuar numri i të prekurve nga sëmundja HIV/AIDS...
Read More