Heidi Klum, drejt martesës me partnerin 16 vite më të ri

Heidi Klum njoftoi këtë vit fejesën e saj me Tom Kaulitz dhe duket se tanimë çifti gjendet drejt kurorëzimit të lidhjes në martesë. Supermodelja është shprehur në një intervistë për “Closer” se katër fëmijët (Helene, Henri, Johan dhe Lou) e adhurojnë partnerin e saj dhe se mezi po e presin martesën e tyre.

<

45-vjeçarja komentoi edhe faktin se Tom është 16 vite më i ri, duke thënë: “U takuam në shkurt të 2018-s dhe sinqerisht do të isha martuar me të që atë ditë.” Çifti kishte planifikuar që ta organizonin ceremoninë martesore më parë, por u detyruan ta shtyjnë për shkak të angazhimeve profesionale.

Heidi Clum u takua me Tom në setin e Germany-s Next Top Model. Ata e bënë publike lidhjen e tyre në maj të vitit të kaluar dhe më pas, 29-vjeçari i propozoi për martesë më 24 dhjetor, me një unazë me gurë të errët e të çmuar.

Heidi e ka vajzën e madhe Helene me ish-bashkëshortin Flavio Briatore, me të cilin u nda shumë shpejt pasi njoftoi shtatzëninë. Ndërsa tre fëmijët e tjerë i ka me Seal, me të cilin u martua në vitin 2004 dhe u nda në vitin 2014. Për Tom kjo është fejesa e tij e dytë. Ai më parë ka qenë i fejuar me Ria Sommerfeld, fejesë që zgjati vetëm një vit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Jonida Vokshi vjen me një format krejt të ri, “ Personale“!

  E bukur, e talentuar, një prej figurave më të dashura televizive,...
Read More

More Stories