“HEC-et në Valbonë”, tension në sallë, Donald Lu qetëson situatën

 

Një incident ka ndodhur gjatë një aktiviteti të organizuar në Bajram Curri ku po zhvillohet një takim mes kompanisë Gener 2 që do ndërtojë hidrocentralet në Valbonë, ekspertëve dhe banorëve.

Në takim ishte prezent dhe ambasadori amerikan, Donald Lu.

“Qeveria e SHBA mbështet një dialog të hapur dhe konstruktiv mes shoqërisë civile kompanive private dhe qeverisë shqiptare. Përgëzojmë të tre për pjesëmarrjen e sotme në këtë diskutim të rëdëndëshsihëm. Shpresojmë që diskutimet të çojnë në dialog afatgjatë që u lejon të treteve të punojnë së bashku për zhvillimin e mbrojtjen e burimeve natyrore të Shqipërisë dhe një nga parqet kombëtare më të bukur të Shqipërisë”.

Përfaqësues të ‘Gener 2’ thonë se zona turistike e luginës së Valbonës nuk preket nga ndërtimi i hidrocentraleve dhe se të ardhurat që do i shkojnë qeverisë, janë 2 milionë euro.

“Zona turistike e luginës së Valbonës nuk preket nga ndërtimi i hidrocentraleve dhe të ardhurat që do i shkojnë qeverisë janë 2 milionë euro. Nuk do të ketë basene apo diga të ndërtuara. Kompania kryen raporte tremujore mbi cilësinë e mjedisit. Nuk kemi ndryshime në cilësinë e mjedisit për shkak të ndërtimeve”.

Pas fjalës së ambasadorit, ka folur njëri prej banorëve i cili është shprehur në mbështetje të HEC-eve.

Banori ka thënë se ndërtime të tilla shtojnë vendet e punës dhe investimet në këtë zonë.

Menjëherë banorit i janë kundërvënë të tjerë banorë të zonës dhe anëtarë të shoqërisë civile, të cilët e kanë akuzuar si të paguar.

“Unë jam dakord të ndërtohen HEC-e pasi në fshatin tonë nuk ka patur asnjë investim. Në këto projekte janë punësuar shumë veta, unë dua sa më shumë investime në fshatin tonë”, ka thënë banori.

(Ndërhyrje nga salla)

-A ke marrë ndopak lekë?

-Unë flas në emër të gjithë rrjetit familjar, unë flas për veti…

-Na thuj sa lekë ke marrë, sa je paguar që flet kështu..

Ambasadori Lu ndërhyn për të qetësuar situatën

Një tjetër banor dëgjohet në sallë:

-Pse flet ky këtu po nuk flasin njerëzit?! Kallzo sa lekë ke marrë? Kush të paguan?!

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Sokol Balla largohet nga detyra e drejtorit të lajmeve në Top Channel

“Furtuna” që ka kohë që fryn në Top Channel, të cilit i...
Read More