Haradinaj kujton vëllanë e vrarë nga serbët, publikon foton e rrallë

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ndarë për herë të parë me publikun foton e vëllait të tij, të vrarë nga forcat serbe. Humbja e vëllait të tij Luanit, i cili ka qenë gjithashtu pjesë e UÇK-së duket se ka lënë gjurmë të forta te kryeministri i Kosovës, i cili sot përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar të vëllanë duke publikuar një foto të rrallë.

“Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo. Edhe pse dole triumfues nga lufta, u ndave nga ne padrejtësisht në liri.

Përjetësisht,

Ramushi”, shkruan Haradinaj.

Rrëfimi i prekës i Haradinajt: Si e gjeta Luanin të gjakosur
Luan Haradinaj u vra në prill të vitit 1997 në një pritë nga forcat serbe afër kufirit me Shqipërinë në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”, në një kohë kur ende nuk kishte nisur zyrtarisht lufta për çlirimin e Kosovës dhe kjo konsiderohet si beteja e parë për liri. Në një intervistë të mëparshme, kreu i qeverisë ka rrëfyer se si e ka gjetur të vrarë në terren vëllanë e tij, Luanin. Ai ka thënë se e kishin informuar se Luan Haradinaj ishte plagosur nga forcat serbe dhe në këtë moment ishte nisur menjëherë për ta ndihmuar e për ta nxjerrë në një zonë të sigurt.

Por, Ramush Haradinaj ka thënë se kur ka mbërritur, e ka parë vëllanë të plagosur në kokë, duke i rrjedhur shumë gjak. Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është munduar ta tërheqë nga rripi Luan Haradinajn, teksa ai nuk i përgjigjej thirrjeve të tij. Ai ka arritur ta tërheqë nga këmbët në një pjesë më të sigurt, por disa minuta më pas Luani kishte ndërruar jetë, pas plagës së rëndë që kishte marrë në kokë nga një plumb i kalibrit të rëndë. “Plumbi ka qenë më i madh se i Kallashnikovit”, ka thënë ai në T7.

Ramush Haradinaj ka treguar se me shumë vështirësi e ka zhvendosur Luan Haradinajn nga vendi ku ishte vrarë drejt territorit të Shqipërisë, pasi kishte kapërcyer kufirin shqiptaro-shqiptar. Në këtë betejë ku mbeti i vrarë Luan Haradinaj, UÇK arriti të hapë shtegun drejt Shqipërisë, ndërsa u plagos gjithashtu edhe Ramush Haradinaj.

Dita kur UÇK hyri në Kosovë, si u vra Luan Haradinaj
Luan Haradinaj ra dëshmor në një prej betejave të para të UÇK-së më 6 maj të vitit 1997. Në këtë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramushin dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi, Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë. Kishin arritur sipër fshatit Larë, fshat ky që ndodhet afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”, kur grupi bie në një pritë që kishte zënë ushtria jugosllave, në kufirin shqiptaro-shqiptar.  Në këtë pritë vritet Luan Haradinaj, plagoset Rafet Rama, e po ashtu edhe Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci.

Ndërkaq, sot në Kosovë përkujtohet Eksodi 99 për Mitrovicën.

Shkruar Nga
More from admin

MADAME MAPO/ Devis Xherahu: Dhe 30 jetë të kisha, muzikën do të zgjidhja!

Personazhi i radhës për këtë të shtunë është Devis Xherahu, këngëtari i...
Read More