Gati ligji për “nxitjen e punësimit”, çfarë përfitojnë të rinjtë

Projektligji parashikon programe mbështetëse për punësimin e të sapodiplomuarve dhe kurse falas për të papunët

Projektligji i ri “Për nxitjen e punësimit” u diskutua që vitin e shkuar që do të ishte një ndër ndryshimet e reja ligjore të kësaj fushe, që do t’iu jepte më tepër prioritet grupeve të caktuara për punësim, si dhe do të përditësohej me tendencat e tregut të punës në ditët e sotme.

Ndërsa pritet ende të nisin diskutimet në Kuvend për këtë projektligj, në relacion është shpjeguar me detaje se çfarë do të mundësojë për të rinjtë.

Relacioni shpjegon se, fokusi te të rinjtë vjen prej faktit se, papunësia e të rinjve 15–29 vjeç, sipas INSTAT-it, në fund të vitit 2014 ishte në nivelin 32.5% nga 17.9% që ishte papunësia zyrtare për të njëjtën periudhë.

Kështu programet e reja të parashikuara janë:

Programet e garancisë rinore, që janë programe të cilat po përdoren nga vende të ndryshme të Europës gjatë tri viteve të fundit. Këto programe parashikojnë angazhimin e të rinjve të regjistruar si punëkërkues të papunë, që brenda një periudhe disamujore të angazhohen në një nga programet të cilat zbatohen nga institucioni përgjegjës për punësimin dhe aftësitë, si programet e nxitjes së punësimit për punësim të menjëhershëm, praktikat profesionale, formim nëpërmjet punës, arsim apo formim profesional etj.

Programi “transport për në vendin e punës” i cili ka parashikuar rastet kur vendi i punës është larg vendbanimit të punëkërkuesit dhe për të mos penguar punësimin, ky program do të parashikojë mbështetje për transportin.

Programet e formimit profesional, si pjesë të programeve aktive të tregut të punës, janë parashikuar në nenin 12 dhe është parashikuar që ky program t’u shërbejë si punëkërkuesve edhe punëdhënësve dhe realizohet nëpërmjet proceseve mësimore dhe kurseve të mësimit teorik–praktik. Institucioni përgjegjës për punësimin dhe aftësitë do të jetë institucioni që zbaton programet e formimit profesional dhe do të ofrojë: kurse pa pagesë për punëkërkuesit e papunë; kurse me pagesë për persona që e kërkojnë një gjë të tillë; mjedise dhe mjete logjistike kundrejt qirasë për subjekte që ushtrojnë formimin profesional.

Gjithashtu, po në nenin 12 janë parashikuar forma të tjera mbështetjeje, si për ofruesit publikë ashtu dhe për ata privatë, për t’u mbështetur financiarisht për kryerjen e kurseve për punëkërkuesit e papunë, për profesione të kërkuara në tregun e punës, sipas kërkesave të strukturave rajonale/vendore.

 

EUROSTAT/ 30-vjeçarët shqiptarë, më të pashkolluarit në Europë

Shqipëria përjetoi një zgjerim të ndjeshëm të studentëve në arsim të lartë gjatë dekadës së kaluar, por sërish vendi ynë paraqitet me deficite të larta sa i përket numrit të personave me arsim të lartë në raport me vendet e tjera. Krahas kësaj diplomat e universiteteve shqiptare vijojnë të kenë mospërputhje me nevojat e tregut të punës.

EUROSTAT raportoi se gjatë vitit të kaluar 39.9 për qind e 30–34-vjeçarëve në vendet e BE-së kishin mbaruar studimet e larta. Kjo grupmoshë konsiderohet si më aktivja në tregun e punës dhe arsimi i saj lidhet edhe perspektiven e zhvillimit afatgjatë ekonomik të një vendi.

Në vendet e zgjerimit përqindja e kësaj grupmoshe me arsim të lartë është shumë më e ulët, por Shqipëria e ka këtë tregues më të ulët se të gjitha vendet në Europë përfshirë edhe ato të Ballkanit.

Në vitin 2016 vetëm 21 % 30-vjeçarëve shqiptare kishin arsim të lartë, teksa në Malin e Zi ishin 33%, në Serbi 30%, Maqedoni, 38%, Turqi 26%, Bosnjë 23%.

Peshën kryesore në diplomat e marra sipas fushave të studimit në arsimin e lartë, e zë ajo e shkencave të biznesit, administrimit dhe ligjit për të dyja gjinitë.

Fushat e studimit ku femrat diplomohen më shumë janë biznes, administrim dhe ligj (27,2 %), shëndet dhe mirëqenie (16,3 %), shkenca sociale, gazetari dhe informacion (13,6 %) dhe arte dhe humanitare (13,5 %).

Ndërsa fushat e studimit, ku diplomohen më së shumti djemtë, janë biznes administrim dhe ligj (33,7 %), inxhinieri, prodhim dhe ndërtim (13,8 %), shkenca sociale, gazetari dhe informacion (9,7 %). Fusha e studimit, më e dominuar nga vajzat e diplomuara është fusha e shkencave të arsimit në të cilën 80,5 % e studentëve të diplomuar janë vajza, ndjekur nga ajo e shëndetit dhe mirëqenies me 76,9 % të studentëve të diplomuar vajza, dhe arte dhe shkenca humane (75,0 %).

Ndërsa djemtë dominojnë më shumë në fushën e shërbimeve (72,0 % e të diplomuarve janë djem), ndjekur nga inxhinieri, prodhim dhe ndërtim (60,2 %).

Gratë mbi 65 vjeç me arsim bazë janë 79,5 % ndërsa burrat 62,3 %. Vetëm 4,8 % e grave në këtë grupmoshë janë me arsim të lartë, kundrejt 14,1 % të burrave. Në popullsinë 25-39 vjeç, gratë me arsim të lartë janë 29,8 % ndërsa burrat 21,7 %. Në këtë grupmoshë, 48,5 % e grave janë me arsim bazë ndërsa tek burrat kjo përqindje është 43,7./monitor.al

Shkruar Nga
More from admin

Direkt apo indirekt?!

Nga Holta Heba* Individi që komunikon me stil direkt kërkon të japë...
Read More