Fotot hit: Qeni nuk e braktis arkivolin e presidentit Bush

Fotot prekëse që tregojnë se si qeni i shërbimit i presidentit të ndjerë, George HW Bush nuk e braktis arkivolin e presidentit të 41-të SHBA. Pamjet tregojnë se si qeni, i quajtur Sully, e ka përjetuar ndarjen me zotin Bush, teksa qëndron i ulur shumë pranë arkivolit.

Sully e ka marrë emrin sipas pilotit hero amerikan që uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në Nju Jork.

Jim McGrath, zëdhënësi i Bush, publikoi një imazh të Sully pranë arkivolit të Bush të dielën me përshkrimin: “Misioni përfundoi”.

Megjithatë misioni i qenit nuk ka mbaruar pasi ai do shoqërojë arkivolin në Uashington.

Sully, një qen shërbimi shumë i trajnuar, do të kthehet në shërbim për të ndihmuar veteranë të tjerë dhe do shkojë në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed, lajmëroi ish-presidenti George W. Bush në një post Instagram.

qeni1qeni2qeni3qeni4qeni5
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkruar Nga
More from admin

BE: Marrëveshja iraniane duhet të ruhet

Marrëveshja kyçe nga viti 2015, e cila kufizon ambiciet nukleare të Iranit,...
Read More