Foto e rrallë: Flamuri që propozoi Rugova dy muaj para vdekjes

kryesore fotoDy muaj para vdekjes, presidenti Ibrahim Rugova ka publikuar propozimin e tij për flamurin e ri të Kosovës. Ky pohim ka ardhur dje, në Konferencën Shkencore të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, ku për herë të parë vijnë foto të liderit historik me flamurin e shënjuar më parë prej tij, me emrin e Dardanisë dhe vulën e Presidentit; për ironi, flamuri aktual i Kosovës nuk përmban asnjë shenjë kombëtare, krahasuar me flamurin e Rugovës

Data 21 tetor 2004, kur Kosova ende nuk ishte shpallur shtet i pavarur dhe kishte një president unik në botë, që kishte sensibilizuar Evropën dhe gjithë institucionet politike mbarëbotërore për ta arritur këtë me negociata paqësore, një fotografi e këtij viti dëshmon: një i ri shqiptar me flamurin e Dardanisë të promovuar nga presidenti Ibrahim Rugova, duke qëndruar përballë simpatizantëve të shumë të LDK-së, të mbledhur në stadiumin e Prishtinës ditën e fushatës elektorale të kësaj partie. Parulla përballë lexon: “President Rugova, kush tjetër”.

Kjo është një nga fotot historike të realizuara nga Fahredin Spahija, përfshirë në një album, por dhe 15 prej tyre iu dhuruan dje, Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, në homazh të 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova. Përkujtimi i djeshëm, në një konferencë shkencore në Tiranë, organizuar nga një protokoll zyrtar mes dy ministrive të kulturës, nuk përkon me datën, por duke e konsideruar si vit të shpallur në nderim të Rugovës, është folur dje krahas unikalitetit politik, por dhe një rast fenomeni kulturor të papërsëritshëm, duke sjellë nga Prishtina edhe tri botime kulturologjike për Ibrahim Rugovën.

Por përmbajtja historike e ekspozitës së botimeve dhe fotove ishin dëshmimi më tërheqës i luftës në paqe që bëri Rugova për Kosovën, duke marrë me vete ngjarje dhe histori të papërsëritshme edhe në dokumentimin fotografik.

“Janë fotografi të mallit për një ide, e cila u sublimua nga Rugova, ideja e brezave për lirinë e Kosovës…Duke e parë Rugovën si sublimim të idesë së brezave shqiptarë, por edhe të trashëgimisë së tij familjare, Spahija me motivim të thellë ikonizon fotografi, të cilat e luftojnë harresën për njeriun, i cili priu dhe e realizoi ëndrrën e lirisë së shqiptarëve në Kosovë. Këto nuk janë fotografi të një lideri të ardhur si prijës me fushata lufte, as me ideologji të dyshimta, por të një njeriu të literaturës dhe kulturës shqiptare, i cili kaloi në politikë për ta ruajtur qenien shqiptare në Kosovë…Dhe mund të themi se fotografia për Monumentin Ibrahim Rugova, do të jenë një dokument i vlefshëm i reflektimit të vazhdueshëm nacional të tij, imazhit dhe humanitetit për kohët e ardhshme. Fundja, fotografia gjithnjë e lufton vdekjen”, thotë në parathënie të albumit fotografik Nysret Krasniqi.

17 shkurt 2008, dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ditë kur u njoftua flamuri i ri, një foto e Spahisë, dëshmon për ironi: një fotografi e realizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, mëngjesin e Ditës së Pavarësisë, ka në qendër një pankartë të vendosur në përgjatë rrugës, me mbishkrimin: Faleminderit President, dhe në të majtë fotoja e Rugovës, e në të djathtë flamuri që propozoi. Për ironi, atë ditë do të shihej tjetër flamur, pa lidhje me simbolet historike shqiptare.

Janë dy foto që i takojnë datës 23 janar 2006, kur për pesë ditë me radhë arkivoli me trupin e pajetë të Presidentit Ibrahim Rugova qëndroi në hollin e Parlamentit të Kosovës, ku u bënë homazhe nga qindra e mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova dhe bota shqiptare.

Në fotografi shihet veprimtari i çështjes shqiptare, historian dr. Zekeria Cana, duke e nderuar i gjunjëzuar, trupin e pajetë të presidentit, Ibrahim Rugova.

Ndërsa në foton tjetër, që mbyll këtë cikël, jepet vargu i gjatë i qytetarëve që prisnin me orë, në rrugët e mbushur me dëbore, për të arritur te Kuvendi i Kosovës për të nderuar trupin e pajetë të Presidentit të tyre. Atë ditë, temperatura shënonte -16 gradë C.

Shkruar Nga
More from revista mapo

10 ushqimet që pastrojnë trupin nga helmet

Antioksidantët e pranishëm në këto fruta dhe perime, ndihmojnë trupin tonë në...
Read More